• e diel, 14 korrik 2024

Nikolloski: Po e braktisim festimin në Meçkin Kamen për shkak të veprimeve partiake dhe politike të LSDM-së

Nikolloski: Po e braktisim festimin në Meçkin Kamen për shkak të veprimeve partiake dhe politike të LSDM-së
Krushevë, 2 gusht 2022 (MIA) - Delegacioni i VMRO-DPMNE-së opozitare e anuloi festimin e Ilindenit në Meçkin Kamen pa e ndjekur fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Siç tha nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski, kjo është për shkak të veprimeve partiake dhe politike të LSDM-së. "Ne jemi këtu, por fatkeqësisht LSDM-ja nuk arriti ta kapërcejë veten, këtu sollën ekskluzivisht aktivistë partiakë. Ata sillen me autobusë dhe të gjithë ata që nuk janë anëtarë të LSDM-së, përfshirë edhe anëtarët e shumtë të VMRO-DPMNE-së, u ndalohet hyrja këtu, siç u informuam para fillimit të këtij manifestimi. Në fakt disa personave që kanë qenë pjesë e këtij delegacioni tonë i është ndaluar hyrja këtu, nuk e di se nga çfarë kanë frikë, ndoshta kanë frikë nga populli. Edhe me aktivistë partiakë nuk arritën ta mbushin Meçkin Kamen, sepse Meçkin Kamen mund të mbushet vetëm dhe ekskluzivisht me maqedonas që vijnë me mendim të ndershëm e jo me urdhër politik", deklaroi Nikolloski. Ai theksoi se po shkatërrohen idealet e të gjithë atyre që dhanë jetën për një Maqedoni të pavarur dhe të bashkuar. "Po shkatërrohen idealet e gjeneratave që ëndërronin për shtet maqedonas, me gjuhën maqedonase gjuhë zyrtare, me kulturë maqedonase, me traditë dhe histori maqedonase, me rrënjë maqedonase me shekuj e shekuj. Por nga këtu, nga Krusheva, dua të them se Maqedonia dhe populli maqedonas janë shumë më të fortë. Dhe asnjë marrëveshje, asnjë lëshim nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë thelbin e luftës kombëtare maqedonase. Kryengritja e Ilindenit është maqedonase dhe kjo është e qartë dhe e dinë të gjithë, e di e gjithë bota. Ishte, është dhe do të mbetet maqedonas!", shtoi Nikolloski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR