• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikolloski nga Podgorica: Anëtarësimi i plotfuqishëm në BE, rruga më e shpejtë përmes përafrimit ekonomik

Nikolloski nga Podgorica: Anëtarësimi i plotfuqishëm në BE, rruga më e shpejtë përmes përafrimit ekonomik

Shkup, 26 prill 2024 (MIA)-  Përafrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në është formula e duhur për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët si rajon – anëtarësimin e plotë në BE. Zbatimi i reformave, si hapa reale inkurajohen nga Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku po punohet intensivisht nga të dyja palët, si dhe vendet e rajonit dhe BE-së. Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, i cili merr pjesë në takimin e ministrave nga rajoni dhe përfaqësuesve të BE-së, dedikuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor në Podgoricë.

“Sot jemi sërish në Podgoricë për një takim ku po diskutojmë tema të rëndësishme për integrimin tonë evropian. Ky format i takimit rajonal, i cili është i treti kushtuar Planit të rritjes, paraqet model efektiv për përshpejtimin e agjendës reformuese. Agjenda reformuese në RMV tashmë është miratuar nga Qeveria dhe është dërguar në KE. Rëndësi ka që t'i jepet shtysë zbatimit të këtyre proceseve reformuese dhe të përshpejtohet zbatimi i tyre. Kjo do të jetë rruga jonë e vërtetë për të arritur në BE”, tha zëvendësministri Nikolloski.

Në takimin rajonal, ai iu referua aktiviteteve konkrete të ndërmarra nga Qeveria në lidhje me aderimin e vendit në rajonin SEPA dhe përmirësimin e korridoreve të gjelbra. 

“RMV-ja shprehu gatishmërinë për t’i përmbushur kriteret për marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe juridike me BE-në dhe gatishmërinë për të kryer transaksione pagesash në euro përmes anëtarësimit në SEPA. Kjo si rezultat i kontribuimit në heqjen e barrierave tregtare me vendet e BE-së, rritjen e kredibilitetit të sektorit financiar në skenën ndërkombëtare, thellimin e marrëdhënieve tregtare me rajonin ekonomik evropian, si dhe në kontribuimin në shërbimet më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe kompanitë. Kërkesa është gati dhe aplikimi pritet të dorëzohet nga mesi i këtij viti, tha Nikolloski. 

Ai shtoi se priten përfitime shtesë nga përmirësimi i korridoreve të gjelbra që u krijuan gjatë krizës së kovid-it.

 “Korsitë e gjelbra ekzistuese kanë kontribuar tashmë në uljen e kohës së pritjes në pikat kufitare, ndërsa zgjerimi i mëtejshëm i tyre do të sigurojë zinxhirë furnizimi të pandërprerë dhe rritje të tregtisë, duke e bërë rajonin më tërheqës për investitorët. Zgjerimi i tyre do të përfshijë disa lloje mallrash të cilat do të përfshihen nga korridoret e gjelbra, si dhe pikat kufitare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi zëvendësministri i Financave.

 Gjithashtu, ai theksoi përkrahjen e BE-së në fushën e doganës, si dhe përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e reformave nacionale në këtë fushë. Ai vuri në dukje se avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit doganor duhet të fokusohet jo vetëm në lehtësimin e tregtisë, por edhe në mbrojtjen e interesave financiare si të BE-së ashtu edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të sigurisë së qytetarëve.

Ky është takimi i tretë ministror dedikuar Planit të rritjes, me ç’rast takimi i parë u mbajt në Shkup, i dyti në Tiranë dhe në takimin e sotëm nikoqir është Podgorica.

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR