• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Nikolloski: Nevojitet KE-ja të implementojë masa që do të sigurojnë punë të papengueshme të kompanive transportuese

Nikolloski: Nevojitet KE-ja të implementojë masa që do të sigurojnë punë të papengueshme të kompanive transportuese

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Tejkalimi i problemeve me të cilat po përballen transportuesit në vendet e zonës së shengenit, si dhe gjetja e zgjidhjeve afatgjate për transportuesit, ishte temë e bisedës së sotme në takimin konferencial të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministres së Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov, me përfaqësues të Komisionit evropian, si dhe drejtoreshës së Drejtorisë për zgjerim, Valentina Superti.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit, u prëfshinë edhe ministrat e resorit të transportit, punëve të brendshme dhe eurointegrimeve të vendeve nga Ballkani Perëndimor - Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria.

"Nikollovski e përshëndeti nismën e KE-së për tejkalim të problemit dhe përmes fakteve të argumentuara e ceki qëndrimin e Qeverisë përmes tëcilit kërkohet zgjidhje për këto kategori të punëtorëve për shkak të nevojës për kryerje të obligimeve të punës në kuadër të vendeve të zonës së shengenit. Në pritje të zgjidhjes së përhershme, Nikollovski shtoi se nevojitet që Komisioni evropian realisht ta identifikojë problemin me sektorin e transportit dhe rrjedhën e papenguar transportuese dhe sa më shpejtë të implementojë masa adekuate, të cilat do të sigurojnë parashikueshmëri dhe punë të papengueshme të kompanive transportuese që punojnë në komunikacionin ndërkombëtar rrugor", kumtoi Ministria.

Përfaqësuesit e Komisionit evropian, thuhet në kumtesë, e konfirmuan strategjinë e re të vizave të BE-së, në të cilën transportuesit janë pranuar si profesionistë, dhe u cek se po e shqyrtojnë mundësinë që kjo kategori e punëtorëve të trajtohet njejtë si edhe pilotët dhe makinistët.

Në tkaim u konstatua se evidentimi biometrik përmes sistemit elektronik për hyrje dhe dalje nga/në vendet e zonës së shengenit, në vend se nga fillimi i prillit, shtyhet deri në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, formohet grup i punës në nivel ekspertësh, i cili tashmë javën e ardhshme duhet të takohet dhe t'i materializojë konkludimet nga takimi i sotëm i nivelit të lartë.

Në takim, shtojnë nga Ministria e Transportit, KE-ja i potencoi rëndësinë e sektorit të transportit dhe ndikimin ndaj ekonomisë nëpërgjithësi dhe paralajmëruan përkushtim tëplotë në gjetjen e zgjidhjes së përhershme dhe të pranueshme, e cila është në interes të të gjitha palëve të prekura. Gjithashtu, u potencua se kjo është temë mjaft e rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe në periudhën në vijim do të vazhdohet komunikimi mes palëve të involvuara.

Qeveria tashmë ka shprehur mbështetje të plotë për transportuesit dhe po i ndërmerr të gjitha masat që i ka në dispozicion, në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme, me qëllim që të mundësohet puna e panegueshme në kuadër të komunikacionit ndërkombëtar rrugor. ab/ 
 
Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR