• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikolloski: Nëse duam një shtet efikas, sektori publik duhet të reduktohet

Nikolloski: Nëse duam një shtet efikas, sektori publik duhet të reduktohet

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Aleksandar Nikoloski, deputet dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit, deklaroi se përveç reduktimit të institucioneve do të ketë edhe reduktim të posteve të drejtorëve, ndërsa do të shfuqizohen edhe disa agjenci që lidhen me ministritë.

Në paraqitjen e sotme në televizionin Telma, Nikolloski tha se përveç reduktimit të numrit të institucioneve në vend për rreth 20 për qind dhe njëzet për qind të pozitave zyrtare, reduktim do të ketë edhe në sektorin e drejtorëve ekonomikë.

"Në spitale nuk do të ketë nga dy drejtorë sepse besojmë se kjo është një nga arsyet e shembjes së sistemit. Për këtë arsye, do të ketë vetëm një drejtor për qëllime klinike, Fondi për sigurim shëndetësor do të ketë një drejtor në vend të dy, spitalet anembanë vendit do të kenë një, jo dy drejtorë", tha Nikolloski.

Ai shtoi se do të shfuqizohen edhe disa agjenci që lidhen me ministritë.

“Agjencia për Energjetikë po shfuqizohet, do të shfuqizohet edhe Fondi për Inovacione, aty do të ketë hetim serioz", tha Nikolloski.

Nikolloski theksoi se jo të gjithë të sapoemëruarit do të jenë nën meritë politike, ndërsa lidhur me reformat që çojnë në punë më efikase, paralajmëroi se do të zvogëlohet numri i të punësuarve për të pasur një administratë më efikase.

"Të gjithë jemi të vetëdijshëm se administrata publike është shumë e gjerë dhe joefikase dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se sektori privat tashmë ka mungesë të fuqisë punëtore. Këto janë gjëra që duhen ndryshuar në favor të sektorit privat. Nëse duam një shtet sa më efikas, sektori publik duhet të reduktohet dhe sektori privat të rritet", tha Nikolëoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR