• e premte, 27 dhjetor 2024

Nikolloski në Forumin Ekonomik Delfi: "Ballkani i hapur" është një mundësi për një të ardhme më të mirë, një jetë më të mirë për qytetarët dhe shtete më të përgatitura për anëtarësim në BE

Nikolloski në Forumin Ekonomik Delfi:

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - “Ballkani i Hapur” është një iniciativë e cila tashmë i tregon përfitimet ekonomike për vendet që marrin  pjesë në të. Numrat tregojnë rritje të shkëmbimit tregtar, janë lehtësuar procedurat për kalim kufitar, janë vendpsur korsi të gjelbra për qarkullimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore etj., theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delfi të tetë në Greqi.

“Ballkani i Hapur” nuk është një iniciativë politike, është një iniciativë ekonomike që bazohet në katër liritë themelore mbi të cilat bazohet BE-ja, por nuk është zëvendësim për BE, por është një nxitje për integrim më të shpejtë të rajonit në Bashkimi Evropian. Prandaj, duke u nisur nga qëllimi i përbashkët për të cilin synojmë, anëtarësim të plotë në BE, e kemi ngritur këtë iniciativë që përshpejton reformat dhe përgatit më tej vendet për anëtarësim në Union", tha zëvendësministri i Financave. 

Siç thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së  Financave, Nikolloski ka theksuar se është e dukshme rritja e tregtisë ndërmjet dy vendeve, duke ndarë të dhëna se këmbimi i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut me Serbinë dhe Shqipërinë që nga fillimi i vitit ka shënuar rritje prej mbi 30 për qind, përkatësisht 32. 9 për qind dhe 32.8 për qind.

 Shtoi se tashmë kanë filluar edhe aktivitetet për përfitime të tjera, përfshirë Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor, i cili synon lidhjen e rajonit, luftën e përbashkët kundër evazionit fiskal, si dhe zbatimin e metodave të avancuara për pagesën e të ardhurave, transferim të njohurive dhe shkëmbim të praktikave dhe përvojave më të mira. Po punohet për disa projekte për tërheqjen e investimeve në fushën e turizmit, kulturës, arsimit etj.

Iniciativa “Ballkani i Hapur”, theksoi zëvendësministri, është e mirëseardhur edhe në kushte të fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve, si dhe në kushtet e krizës, siç është ajo aktuale. Në këtë mënyrë, nënvizoi, vendi ynë u ndihmua në përballjen me zjarret gjatë verës së vitit 2021, ndërsa në lidhje me përballjen me krizën energjetike u formuan grupe të përziera punuese për sigurimin e ndihmës së ndërsjellë të tre shteteve në furnizimin me ushqime, energji elektrike ose burime energjetike.

Siças Nikollovskit  “Ballkani i Hapur”  është një mundësi e përbashkët për një të ardhme më të mirë. Realizimi i projekteve “Ballkani i Hapur”, siç tha, nënkupton jetë më të mirë për qytetarët dhe institucione më të mira.

 Forumi Ekonomik Delfi  po mbahet  nga 26 deri më 29 prill 2023 në qytetin antik të Delfi, Greqi. Konferenca e këtij viti fokusohet në gjeopolitikën shqetësuese, ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor, ekonominë dhe financat e qëndrueshme, përfshirjen sociale dhe avancimin teknologjik. ar/

 Foto: Ministria e Financave

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR