• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nikolloski: Ndërtim i hekurudhës së shpejtë Shkup-Selanik dhe gjetje e zgjidhjes për hekurudhën drejt Bullgarisë

Nikolloski: Ndërtim i hekurudhës së shpejtë Shkup-Selanik dhe gjetje e zgjidhjes për hekurudhën drejt Bullgarisë

Shkup, 21 shtator 2024 (MIA) – Projektet infrastrukturore kapitale që realizohen në shtet, ndërsa të cilat janë me rëndësi kyçe për lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor i ka theksuar zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në kuadër të takimit të ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian. Takimi i ministrave në Budapest është organizuar nga Hungaria në kuadër të presidencës së saj me Bashkimin Evropian. 

Siç informon Ministria e Transportit, Nikolloski ka shprehur kënaqësi që dy ditë bashkë me ministrat e Transportit të BE-së kanë biseduar në shumë tema të rëndësishme nga kjo lëmi. 

“Prezantova se çka bën Qeveria maqedonase në këto dy muaj e gjysmë. Së pari, lidhur me linjat ajrore se kemi politikë të re të subvencionimit që pres vitin e ardhshëm të sjellë destinacione të reja drejt Aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit, por gjithashtu edhe mbi 20 për qind më shumë udhëtarë, më shumë turistë në Maqedoni, ndërsa për qytetarët maqedonas më shumë mundësi të udhëtojnë jashtë shtetit”, ka theksuar Nikolloski. 

Lidhur me hekurudhën, siç bëhet e ditur në kumtesë, prioritet numër një për shtetin është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë Shkup - Selanik me 200 kilometra në orë, e cila në tërësi duhet ta ndryshojë ekonominë dhe ta lidhë shtetin me portet kryesore, ndërsa në veri me Evropën Qendrore. 

“Po punohet intensivisht edhe në ndërtimin e korridorit hekurudhor 8, ku pjesa e parë e hekurudhës drejt Bullgarisë është pothuajse gati, seksioni i dytë është duke u punuar, ndërsa në pjesën e tretë kemi sfida teknike, të cilat shpresoj se do t’i zgjidhim në periudhën e ardhshme, si dhe sfidat në aspektin e projektimit, dhe sigurisht të gjitha pengesat e tjera që përmenda në periudhën që ishte përpara nesh. Por shpresoj se do të gjejmë edhe një gjuhë të përbashkët që të mos kemi një hekurudhë që përfundon në një tunel që nuk na çon askund”, theksoi Nikolloski.

Lidhur me ndërtimin e autostradave, Nikolloski ka theksuar se deri në fund të vitit do të përfundojë rruga eksprese Kumanovë – Kriva Pallankë, si dhe rruga eksprese Prilep – Gradsko. 

“Intensivisht punojmë në Ohër – Kërçovë dhe në periudhën e ardhshme shumë do të punohet në Kërçovë – Bukojçan, Bukojçan – Gostivar, Gostivar – Tetovë, si dhe në Prilep – Manastir. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që të shkëmbehen mendime, por gjithashtu të ftohen donatorë potencial dhe investitorë të vijnë në Maqedoni, të dhurojnë dhe të investojnë me qëllim që më shpejtë t’i ndërtojmë projektet që janë para nesh”, porositi Nikolloski në Budapest. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR