Nikolloski: Marrëveshja me "Behtel dhe Enka" nuk mund të deklasifikohet pa pëlqimin e palës tjetër, qëllimi është të fitojmë më shumë kilometra me të njëjtat para
- Marrëveshja me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e seksioneve në autostradën e korridorit 8 dhe 10-d e cila është cilësuar si sekret shtetëror, që të publikohet kërkohet pëlqim i të dyja palëve. Qëllimi ynë kryesor do të jetë që të marrim sa më shumë kilometra nga kjo marrëveshje, thotë zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Fami Bajrami
- 14:01, 10 korrik, 2024
Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Marrëveshja me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e seksioneve në autostradën e korridorit 8 dhe 10-d e cila është cilësuar si sekret shtetëror, që të publikohet kërkohet pëlqim i të dyja palëve. Qëllimi ynë kryesor do të jetë që të marrim sa më shumë kilometra nga kjo marrëveshje, thotë zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
"Lidhur me këtë marrëveshje opinioni duhet ta dijë se ai është klasifikuar si sekret shtetëror gjë që sipas njohurive të mia juridike për këtë materie mendoj se nuk është në përputhje me ligjin sepse në Maqedoni është shumë e qartë se çfarë mund të klasifikohet si sekret shtetëror. Unë supozoj se ideja e partnerit nga ana tjetër ishte të nënshkruante një kontratë klasike (anglisht) ose në të cilën nuk paraqiten detajet e konkurrencës, por kjo është një gjë, ndërsa është krejt tjetër të nënshkruhet një marrëveshje shtetërore sekrete që krijon mjegull rreth marrëveshjes", deklaroi Nikollovski.
Ai tha se ka pasur takim me përfaqësuesit e këtij konsorciumi ku ka thënë se marrëveshja duhet të deklasifikohet.
"Për fat të keq, siç është vendosur marrëveshja, patjetër të dy palët duhet të japin pëlqimin e tyre për këtë çështje dhe shpresoj se do ta japin pëlqimin që të deklasifikohet dhe ta shohë opinioni", tha Nikolloski.
Ajo që është më e rëndësishme, sipas Nikollovskit, është që vendi mund të fitojë nga ajo marrëveshje, gjegjësisht të fitojë më shumë kilometra autostradë se sa që është e nënshkruar.
"Kjo do të jetë beteja jonë kryesore në vitet në vijim - të fitojmë më shumë kilometra autostradë brenda së njëjtës shumë financiare me të cilën është dakorduar, ndërsa gjithashtu publiku duhet ta dijë se Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së tashmë i ka paguar 240 milionë euro kontraktuesit për asgjë, domethënë për të a.sh punët përgatitore që nuk i shohim dhe mendoj se do të jetë qëndrim jomiqësor ndaj buxhetit të Maqedonisë, nëse doni në mënyrë armiqësore ta ndërpresë marrëveshjen tani, ndërsa ato mjete janë tashmë te kontraktori dhe nuk mund të kthehen. Kontraktori mund të padisë dhe të kërkojë arbitrazh dhe ne ndoshta do të paguajmë edhe më shumë dhe gjysmë miliardë euro do të shkojnë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa mos të kemi as një kilometër autostradë. Ajo që mendoj se është qasja e duhur është të luftojmë për të marrë sa më shumë kilometra autostradë, për të ndërtuar sa më shpejt në Maqedoni", theksoi Nikollovski.
I pyetur nëse kanë gjetur ndonjë vepër kriminale në këtë projekt për të cilin akuzonin pushtetin e mëparshëm, Nikolloski tha se Enti shtetëror për revizion ka raport në lidhje me këtë çështje që është bërë para se të bëhet ministër dhe tani Prokuroria duhet ta shqyrtojë.
Dekani i Fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski i pyetur për realizimin e marrëveshjes me "Behtel dhe Enka", deklaroi se sipas asaj që është informuar për atë projekt, deri më tani nuk ka probleme teknike që ndikojnë në dinamikën e realizimit.
Konsorciumi amerikano-turk "Behtel dhe Enka" në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me Qeverinë e kaluar në 57 muaj, ose në vitin 2027 duhet të përfundojë ndërtimin e seksioneve të autostradës të korridorit 8 dhe 10-d me gjatësi totale 110 kilometra. Marrëveshja është nënshkruar më 8 mars të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi i seksioneve të autostradës do të kushtojë rreth 1.3 miliardë euro. Ky duhet të jetë çmimi përfundimtar, por me kusht që të bëhen ndryshime në disa ligje që duhet të lehtësojnë punën e kontraktorëve. Në të kundërtën, autostradat do të ndërtohen më gjatë dhe do të kushtojnë më shumë, për çka, sipas akuzave të opozitës së mëparshme, Qeveria është angazhuar t'i paguajë gjoba të mëdha konsorciumit amerikano-turk. rq/
Foto: arkivi i MIA-s