• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nikolloski: Janë tërhequr anëtarët e komisioneve që duhet të kryejnë përzgjedhjen e kontraktuesit dhe mbikëqyrjen për pjesën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Nikolloski: Janë tërhequr anëtarët e komisioneve që duhet të kryejnë përzgjedhjen e kontraktuesit dhe mbikëqyrjen për pjesën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Janë tërhequr anëtarët e komisioneve vlerësuese që duhej të bënin përzgjedhjen e mbikëqyrjes dhe përzgjedhjen e kontraktuesit për fazën e tretë të seksionit për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, sepse nuk është real, nuk është i kapshëm dhe nuk mund të përfundojë, por edhe për shkak të komprometimit të projektit, tha sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

"Sot në një takim të koordinuar së bashku me NP 'Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastrukturë', dhe pas informacioneve të fundit që u prezantuan në opinion, vendosëm që të tërheqim anëtarët që janë përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe NP 'Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastrukturë' nga komisionet vlerësuese që duhet të kryejnë përzgjedhjen e mbikëqyrjes dhe përzgjedhjen e kontraktuesit për ndërtimin e fazës së tretë të seksionit për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, pjesë e Korridorit 8, por për ta bërë këtë duhet të kemi projekt që është i realizueshëm, projekt që mund të ndërtohet në terren, projekt që mund të përfundojë, projekt për të cilin do të kemi marrëveshje të përbashkët me Republikën e Bullgarisë dhe jo projekt që do të përfundojë në tunel dhe që nuk do të shkojë në anën tjetër", ka thënë Nikolloski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Për këtë, siç tha ai, tashmë kanë biseduar me përfaqësues të BE-së, si dhe me përfaqësues të BEI-t dhe BERZH-it, dy bankat që mundësojnë kredi për ndërtimin e infrastrukturës.

"Pres që në një bashkëpunim të përbashkët mes qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë në bashkëpunim me BE-në dhe me përfaqësuesit e bankave të përpilojmë projekt që do të thotë ndërtim i një hekurudhe dhe nuk do të thotë jondërtim të hekurudhës drejt Bullgarisë, sepse ky projekt që ne kemi për momentin nuk është real, jo i kapshëm dhe nuk mund të përfundojë. Paraqet vepër ndërtimi pasi duhet të ndërtohen 22 tunele dhe 56 ura në një segement prej vetëm 23 kilometra, është shumë i shtrenjtë dhe është vlerësuar diku rreth 20 milionë euro për kilometër dhe e treta, nga ana e Bullgarisë puna e tyre nuk ka përfunduar sepse përfundon në një tunel që nuk çon askund. Duke marrë parasysh të gjitha këto, si dhe komprometimin e projektit sot vendosëm që të tërheqim anëtarët si nga Ministria e Transportit ashtu edhe nga NP 'Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastruktura' nga komisionet vlerësuese që duhej të bënin përzgjedhjen e mbikëqyrjes dhe përzgjedhjen e kontraktuesit për këtë fazë dhe pres, siç thashë në të ardhmen të vazhdojmë të bashkëpunojmë me BE-në dhe Bullgarinë dhe me bankat që ky projekt të realizohet, por në një mënyrë reale dhe të kapshme", ka thënë Nikolloski.

I pyetur nëse edhe ai ka qenë viktimë e ryshfetit për të mbështetur projektin si edhe kryeministri Mickoski, tha se pikërisht pas informacionit të paraqitur publikisht nga kryeministri për tentim për korrupsion kanë vendosur sot që t’i tërheqin anëtarët që janë pjesë e ekipeve të vlerësimit dhe mbikëqyrjes dhe pjesës së realizimit.

Paralajmëroi se në të ardhmen, në bashkëpunim me BE-në, me Bullgarinë dhe me bankat, duan të krijojnë një projekt serioz që do të jetë i realizueshëm, të marrin garanci të qarta nga Bullgaria se edhe ajo do ta ndërtojë projektin në anën e tyre dhe se projekti do të jetë pa asnjë dyshim për korrupsion.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR