• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikolloski: Dy operatorët aktual ta respektojnë ligjin, prej tyre do të varet nëse do të ketë operator të tretë

Nikolloski: Dy operatorët aktual ta respektojnë ligjin, prej tyre do të varet nëse do të ketë operator të tretë

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Para se të shkojmë drejtë masave më radikale, publikisht i ftoj dy operatorët të cilët nuk i kanë ulur çmimet, as nuk i kanë përmirësuar kushtet, ta respektojnë ligjin dhe të bëjnë marrëveshje për t'ua paguar dëmshpërblim televizioneve kombëtare që i transmetojnë ato nëpërmjet televizioneve kabllore, tha sot zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Siç theksoi Nikollovski në konferencën për media të Qeverisë, asnjë nuk dëshiron të shohë skenarë të këqija, por çdo durim ka një fund. 

Ministri theksoi edhe se nëse dy operatorët fillojnë të konkurrojnë me njëri tjetrin me shërbime dhe çmime, nuk do të ketë vend për një operator të tretë.

"Unë që nga dita e parë qëndroj mbrapa asaj se dy operatorë aktual celular dhe operatorët kabllorë dominues duhet të respektojnë Ligjin. Në këtë moment, sipas meje, ligji nuk respektohet. Edhe ajo që duhet të bëjë dhe që e bëjë për momentin është që të thërras që të respektohet Ligji dhe shpresoj se këtë do ta bëjmë në vullnet të mirë me qëllim që të ketë bashkëpunim sa më të mirë me televizionet kombëtare. Mendoj se skenarët e këqij askush nuk do të donte t'i shihte se ku do të shkonin me dënime apo ku do të shkonin me detyrim..., por i gjithë durimi ka një fund dhe mendoj se në javët në vijim duhet të përfundojë - ose ata do të respektojnë ligjet ose, si për të gjitha të tjerat, do të merren masa", theksoi ministri.

Sipas tij, Qeveria nuk planifikon të bëjë marrëveshje joparimore me dy operatorët, as nuk planifikon t'u dorëzohet atyre siç u dorëzuan qeveritë e mëparshme. 

"Ne kërkojmë që të respektohet ligji. Përveç kësaj, apeloj edhe një herë, po flitet shumë për një operator të tretë celular. Se a do të ketë apo jo operator të tretë varet nga dy operatorët ekzistues celular. Nëse ata fillojnë të konkurrojnë me njëri tjetrin me shërbime dhe çmime, mendoj se nuk do të ketë vend për një operator të tretë. Nëse ata vazhdojnë të sillen me duopol, rrisin çmimet dhe përkeqësojnë shërbimet, ka një hapësirë ​​të madhe për një operator të tretë celular. Kështu që, vendimi është i tyre, ndërsa ne do të bëjmë ashtu siç na dikton koha. Qëllimi jonë është qytetarët, ndërmarrjet dhe institucionet të marrin shërbime më të lira - të marrin për çmim më të ulët kushte më të mira. Kjo është ajo çfarë ne presim", theksoi Nikollovski. qa/

Foto: arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR