• e martë, 03 mars 2026

Nikolloski: Autostrada Gostivar - Bukojçan po ndërtohet sipas praktikave më moderne botërore, rruga nga Farishi deri në Prilep nuk duhet të mbetet një vrimë e zezë

Nikolloski: Autostrada Gostivar - Bukojçan po ndërtohet sipas praktikave më moderne botërore, rruga nga Farishi deri në Prilep nuk duhet të mbetet një vrimë e zezë

Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Për  ndërtimin e autostradës Gostivar - Bukojçan, kemi marrë vendimin më racional për momentin, duke marrë parasysh situatën ekonomike të shtetit dhe mundësitë - që ne ta financojmë këtë projekt, theksoi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

 Në intervistën për "360 Gradë", Nikolloski shpjegoi pse kjo pjesë e autostradës do të ndërtohet pa tunel.

 "Dallimi me dhe pa tunel ishte 250 milionë euro, sepse është një tunel 5.3 kilometra i gjatë. Nëse do të pyesja veten, nëse do të kisha fonde të pakufizuara, sigurisht që do të zgjidhja një tunel, por duke marrë parasysh që një kilometër tunel është 50 milionë euro, dhe vlera e parashikuar atje ishte 250 milionë euro, me një zbritje prej 25 për qind. Pra, teorikisht ky tunel mund të kishte qenë 25 për qind plus, që do të thoshte se i gjithë projekti mund të kishte kushtuar mbi 300 milionë euro", theksoi zëvendëskryeministri.

Në pyetjen sa do të jetë pjerrësia e pjesës së autostradës dhe cila do të jetë shpejtësia e lejuar e automjeteve, Nikoloski u përgjigj - nga 31 km deri në 14 km ka deri në 6 për qind pjerrësi ose rënie, që është nën standardin e autostradës, sepse standardi i autostradës është deri në 7 për qind. Në autostradë, shtoi, do të jetë e mundur të ngaset nga 110 deri në 130 kilometra në orë, sepse kthesat do të jenë më të buta.

 "Në autostradë punojnë Inxhinierë, ekipe projektimi dhe kompani, të cilët po e marrin punën shumë seriozisht dhe po punojnë sipas praktikave më të fundit botërore", tha ministri.

 Lidhur me rrugën nga Farishi deri  në Prilep, theksoi se ajo nuk mund dhe nuk duhet të mbetet një vrimë e zezë.

 "Kjo është arsyeja pse po punojmë intensivisht për një zgjidhje të përshtatshme për ndërtimin e një autostrade ose rrugë të shpejtë, me qëllim ndërtimin e plotë të Korridorit 10-d që lidh Shkupin me Athinën. Është e natyrshme që ne ta përfundojmë këtë projekt, sepse për të zhvilluar Korridorin 10-d, që është seksioni Shkup - Manastir - Athinë dhe për të shkurtuar udhëtimin nga Shkupi në Athinë nga 8 deri në 8 orë e gjysmë që është aktualisht në 5 deri në 5 orë e gjysmë, që do të thotë një marrëdhënie krejtësisht e re midis dy shteteve në aspektin e tregtisë dhe biznesit, duhet t'i përfundojmë këto 25 km", shpjegoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

 Ai i theksoi edhe aktivitetet e palës së Maqedonisë dhe Greqisë, si pjesë e përpjekjeve dhe përkushtimit të përbashkët për të rivitalizuar plotësisht Korridorin 10-d në të ardhmen.

 "Grekët po punojnë intensivisht nga ana e tyre, nga kufiri, përmes Follorinës deri në Kozhan, po ndërtohet autostrada, ne po punojmë intensivisht nga ana jonë, autostrada nga Prilepi në Manastir. Faza e dytë është qarkorja Manastir-Zhaben dhe vendkalimi kufitar. Nga ana tjetër, është ndërtuar pjesa që shkon nga Gradsko - Drenovë - Farish dhe nuk mundet të mbetet vrimë e zezë pjesa nga  Farishi deri në Prilep ose Pletvari i njohur dhe është më mirë ta zgjidhim me një autostradë", informoi Nikolloski.

 Sipas zëvendëskryeministrit, përgjigjen në pyetjen nëse segmenti nga Farishi deri në Prilep mund të ndërtohet në autostradë duhet ta japin ekspertët, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një terren shumë të ndërlikuar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

   

QËNDRONI TË LIDHUR