• e enjte, 18 korrik 2024

Ngushëllime nga presidenti Pendarovski për të vdekurit në shpërthimin në Stamboll

Ngushëllime nga presidenti Pendarovski për të vdekurit në shpërthimin në Stamboll
Shkup, 13 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve në shpërthimin në Stamboll, presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe popullit turk. "I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të vdekurve, presidentit Erdogan dhe popullit turk në këto momente të vështira pas shpërthimit të tmerrshëm të sotëm në Stamboll. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë", ka shkruar Pendarovski në Tuiter. Siç informoi televizioni turk NTV, shpërthimi ka ndodhur sot pak pas orës 16 sipas kohës lokale, në rrugën më të njohur të Stambollit, Istiklal, kur rruga ishte e stërmbushur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR