• e diel, 06 tetor 2024

Ngushëllime nga të punësuarit në MIA për familjen e Lupço Jakimovskit, ish-drejtor i Agjencisë

Ngushëllime nga të punësuarit në MIA për familjen e Lupço Jakimovskit, ish-drejtor i Agjencisë

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Punonjësit e Agjencisë Informative Mediatike (MIA) shprehin ngushëllime të thella për familjen e Lupço Jakimovskit, ish-drejtorin e MIA-s, i cili mbrëmë humbi jetën në moshën 61 vjeçare pas  një sëmundje të shkurtër.

Lupço Jakimovski në vitin 2006 është zgjedhur drejtor dhe kryerdaktor i MIA-s, ndërsa në këtë funksion ka qenë deri në vitin 2017.

Lupçoi Jakimoski ka lindiur në vitin 1961, në fshatin Velestovë, Ohër. Ka përfunduar Fakultetin Filologjik në Shkup - grupi Histori e letësisë së kombeve të RSFJ-së.

Dy herë është zgjedhur deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në përbërjen e parë parlamentare dhe më vonë edhe në vitin 1998. Vitin e njejtë është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, funksion që e ka kryer deri në vitin 2002.

Në vitin 2006 është zgjedhur drejtor dhe kryeredaktor i MIA-s, ku ka qenë për 11 vjet deri në vitin 2017. 

QËNDRONI TË LIDHUR