• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ngritet procedurë dh propozohet paraburgim për pjesëmarrësit në incidentin me armë zjarri në Çair

Ngritet procedurë dh propozohet paraburgim për pjesëmarrësit në incidentin me armë zjarri në Çair

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Pas padisë së parashtruar penale nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër tre personave lidhur me incidentin e armatosur, i cili ka ndodhur më 14 tetor në bulevardin "Hristijan Todorovski Karposh" në Çair, Prokuroria themelore publike për ta ka ngritur procedurë për vepër penale "pjesëmarrje në rrahje" nga neni 132 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Siç kumtoi sot Prokuroria publike, për dy prej tyre prokurori kompetent publik ka ngritur propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit deri te Gjykata themelore penale Shkup, ndërsa një i dyshuar në këtë moment është në arati edhe nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes.

"Për edhe një person, pjesëmarrësi i katërt në incident, për të cilin ekzistojnë njohuri fillestare se me akt të dhunës së armatosur ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor - plagë me armë zjarri te i dëmtuari, në vijim është mbledhja e provave. Ky i dëshuar për momentin është duke vuajtur dënim me burg për një vepër tjetër në IPN 'Idrizovë'", thuhet në kumtesën e Prokurorisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR