• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ngritet akuzë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi për të shtëna

Ngritet akuzë  kundër një 33-vjeçari nga Shkupi për të shtëna

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashturar aktakuzë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi, i cili para një ndërtese në rrugën Xhon Kenedi në Shkup, drejtori armën të cilën e posedonte pa leje, në drejtim të tre personave dhe pastaj ka gjuajtur një plumb në ajër, ku ka kryer dhunë të rëndë dhe ka shkaktuar rrezik për jetën të dëmtuarve. 

Siç njoftojnë nga PPRMV-së, pas kryerjes së procedurës hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar aktakuzë kundër një 33-vjeçari nga Shkupi për veprat penale “prodhim i paautorizuar, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i armëve dhe materieve shpërthyese” nga neni 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1, “dhuna” nga neni 386 paragrafi 1, si dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.

 "I akuzuari në makinën e tij Audi Q5 mbante pa leje një armë zjarri, një pistoletë të markës AG-9 dhe dy karikatorë me gjithsej 30 plumba. Para një ndërtese në rrugën "Xhon Kenedi", ai u drejtori armën tre personave,  duke e goditur me shuplakë njërin nga të dëmtuarit. Më pas ka gjuajtur një plumb në ajër. Me këtë, ai ka kryer dhunë të rëndë dhe ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën e të dëmtuarve, ndërsa në opinion ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, rrezikimit dhe frikës", thuhet në njoftimin e PPRMV-së.

 

Prokurori publik ka dorëzuar edhe propozim të veçantë në Gjykatën Themelore Penale Shkup për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin.qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR