Ngriten 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Çair dhe Gjorçe Petrov
- Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup gjatë ditës së djeshme, realizuan aktivitete për largimin e 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:49, 6 nëntor, 2024
Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup gjatë ditës së djeshme, realizuan aktivitete për largimin e 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.
"Është larguar deponia e egër e gjerë e vendosur pranë SHFK "Hasan Prishtina" në lagjen Serovë, ndërsa është intervenuar edhe në rrugën "Sllavej Pllanina" – në afërsi të Teqes së Shkupit si dhe në bulevardin "Nikolla Karev" (Ruga e Plastikave), ku janë ngritur gjithsej 40 metra kub mbetje kryesisht të vëllimshme dhe ndërtimi", njoftoi NP "Higjiena Komunale" - Shkup.
Në kuadër të ndërrimit të tretë është realizuar edhe pastrimi i deponisë së egër në rrugën "Ushtria e Maqedonisë" në komunën Gjorçe Petrov, ku janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 20 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme. qa/
Foto: NP "Higjiena Komunale"- Shkup