• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ngrihet akuzë kundër ministrit francez të Drejtësisë për "marrje të paligjshme të interesave"

Ngrihet akuzë kundër ministrit francez të Drejtësisë për
Paris, 16 korrik 2021 (MIA) - Pas gjashtë orëve marrje në pyetje, ministri i Drejtësisë, ish avokat Erik Dipond-Moreti nga Gjykata e Drejtësisë së Republikës së Francës u akuzua për "marrje të paligjshme të interesave", për shkak se dëshironte t'i pastrojë llogaritë personale me ish gjykatësit", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

 "Për çudi, ai u akuzua", deklaroi pas marrjes në pyetje Kristof Ingrain, njër nga avokatët e ministrit.

 Kjo akuzë, siç theksojnë, është pa precedent për një ministër të Drejtësisë në Francë.

 Kryeminsitri Zhan Kasteks e riktheu "të gjithë besimin e tij" në ministrin e tij të Drejtësisë Erik Dipond-Moreti. Duke pasur parasysh se "aktet nga buron kjo procedurë" i përkasin kornizës normale të kryerjes së prerogativave të ministrit të Drejtësisë, kryeministri i kërkoi të vazhdonte për reforma dhe përforcim të mjeteve të ndara për shërbimin publik të drejtësisë" theksohet në kumtesën e Qeverisë së Francës. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR