• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ngjarje interaktive për veprim klimatik dhe arsim për mjedisin jetësor në Parkun e Qytetit në Shkup

Ngjarje interaktive për veprim klimatik dhe arsim për mjedisin jetësor në Parkun e Qytetit në Shkup

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe UNICEF-i, të mbështetur nga Suedia dhe partnerë të tjerë, si dhe nga Qyteti i Shkupit, më 21 mars, ditën e parë të pranverës organizojnë ngjarje interaktive në Parkun e Qytetit në Shkup që t'i tregojnë nismat për veprim klimatik dhe arsim për mjedisin jetësor të cilat zbatohen në vend. 

Gjatë ngjarjes, rreth 250 fëmijë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në një nga dhjetë punëtoritë e fëmijëve nga Rrjeti për mësim me përvojë, Laboratori Bioteknologjik i Qytetit të Shkupit dhe programi GLOUB (GLOBE).

Mbi 60 inovatorë të rinj dhe aktivistë klimatikë, do t'i promovojnë nismat e tyre lokale për klimën dhe mjedisin jetësor të zhvilluara përmes programeve UPSHIFT dhe Kampe Inovative Rinore. Gjithashtu, ata do të përfshihen në konsultime rinore të UNICEF-it që t'i identifikojnë sferat me prioritet të cilat duhet të përfshihen në strategjinë për ndryshime klimatike të UNICEF-it.

Edukatore parashkollore dhe mësimdhënëse nga i gjithë vendi do të kenë mundësi të njoftohen për aktivitetet jashtë mësimore të cilat i ofron Rrjeti për mësim me përvojë, si dhe për mjetet e reja për mësim me përvojë dhe arsim për mjedisin jetësor të cilat mund t'i sjellin në arsim. fc/

Fotografia: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR