Ngjarje humanitare të fundvitit për fëmijët e Klinikës për fëmijë
- Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve pranë Qendrës klinike Nënë Tereza - Shkup sot do to mbahen ngjarje me rastin e fundvitit.
- Post By Besnik Shuki
- 11:12, 21 dhjetor, 2024
Shkup, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve pranë Qendrës klinike Nënë Tereza - Shkup sot do to mbahen ngjarje me rastin e fundvitit.
Ekipi për shpëtim në male, si pjesë e Ekipit për përgjigje ndaj katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, me fillim në ora 10:30 organizojnë stërvitje demonstruese me titull "Të dhurojmë buzëqeshje" për të gjithë fëmijët e hospitalizuar në Klinikë. Anëtarët e Ekipit, të maskuar në kostume të super heronjëve të preferuar nga filmat vizatimorë, ulen me litar dhe do t'u dhurojnë dhurata të vitit të ri fëmijëve.
Bëhet fjalë për manifestim tradicional, i cili çdo vit mbahet në prag të festave të fundvitit. bsh/
Foto; Kryqi i Kuq