• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ngjarje finale e aktivitetit edukativ "Kam qëndrim"

Ngjarje finale e aktivitetit edukativ

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet ngjarje finale e aktivitetit "Kam qëndrim" për nxënësit e shkollave të mesme në vend.

Aktiviteti edukativ "Kam qëndrim!" paraqet simulim të procesit të shqyrtimit të propozim-ligjit në kuadër të Kuvendit. Qëllimi është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesit të miratimit të ligjeve deri te popullata e re, gjë që do të kontribuojë për zhvillimin e ndërgjegjes së tyre për demokraci dhe do t'i nxisë dhe përgatit për kritikë dhe përfshirje shoqërore dhe politike.

Tema të diskutimit në ngjarjen e sotme finale janë Siguria në komunikacion, Lufta me fenomenin e lajmeve të rreme dhe Mënyra e ushqimit dhe konsumimit të ushqimit të shpejtë.

Pjesëmarrës janë nxënës të shkollave të mesme "Rade Jovçevski-Korçagin" nga Shkupi, "Josip Broz-Tito" nga Manastiri dhe "Mirçe Acev" nga Prilepi.

Fituesit do të shpallen në fund të ngjarjes. bsh/ 

QËNDRONI TË LIDHUR