Ngjarja e tetë humanitare për mbështetje të personave me sëmundjen e Uilsonit
- Në slloganin "Shtrije dorën", sot në skenën verore në Parkun e qytetit në Shkup do të mbahet ngjarja e tetë humanitare për mbështetje të personave e sëmundjen Uilson.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:51, 8 tetor, 2023
Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Në slloganin "Shtrije dorën", sot në skenën verore në Parkun e qytetit në Shkup do të mbahet ngjarja e tetë humanitare për mbështetje të personave e sëmundjen Uilson.
Është paraparë në kuadër të ngjarjes të mbahen gara tradicionale stafetore humanitare, posaçërisht gara për fëmijë, ndërsa vitin e dytë me radhë edhe gara për manarët shtëpiak. Edhe këtë vit, ngjarja do të pasurohet edhe me inteerpretim të artistëve nga vendi.
Siç informojnë nga shoqata e qytetarëve për mbështetje të personave me sëmundje të rrallë "Uilson Maqedoni", qëllimi i ngjarjes është të ngrihet vetëdija për sëmundjet e rralla dhe mbështetje për të sëmurët, por edhe për familjet e tyre në përballje me sfidat me të cialt përballen.
Organizuesit tetë vite me radhë në këtë mënyrë përpiqen të edukojnë dhe informojnë se kur bëhet fjalë për këtë sëmundje të rrallë, kyçe janë zbulimi me kohë dhe terapia e rregullt.
Sëmundja, siç ceket në kumtesë, shkakton çrregullim në metabolizëm, që çon drejt shtesimit të bakrit në mëlçi, tru dhe sy, proces i cili zhvillohet gradualisht, me vite, para paraqitjes së simptomave të parë. Shtresimi i bakrit në sistemin qendror nervor, mund të shkaktojë probleme me të folurit dhe gëlltitjen, vështirësi në koordinim, dridhje, lëvizje të pakontrolluara, shtangim të muskulaturës, ndryshime në sjellje. Megjithatë, Sëmundja e Uilsonit mund të mjekohet me sukses. Gjatë zbulimit të hershëm dhe terapisë së rregullt - të përjetshme, pacientët m Sëmundjen e Uilsonit mund të kenë jetë normale, me restriksione minimale dietetike. ab/
Foto: "Uilson Maqedoni"