• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ngrihet hetim për aksidentin e rëndë në Shkup, dyshohen dy shoferë

Ngrihet hetim për aksidentin e rëndë në Shkup, dyshohen dy shoferë

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup ka marrë vendim për zbatimin e një procedure hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale "vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik" dhe për të është dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së arrestit shtëpiak. Lidhur me ngjarjen e njejtë, edhe për një person është ngritur hetim për këtë vepër penale, i cili udhëhiqet me procedurë të shkurtuar dhe për të janë propozuar masa kujdesi.

Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur më 31 korrik, në të cilin ka humbur jetën një këmbësor, ndërsa lëndime të lehta trupore ka marrë edhe bashkëudhëtarja në automjet.

Siç informojnë nga Prokuroria publike, më 31 korrik, i dyshuar i parë 41 vjeçar shtetas i Maqedonisë me qëndrim në Itali, si pjesëmarrës në trafik në rrugët publike, nuk i është përmbajtur rregullave dhe i ka rrezikuar jetët e njerëzve.

Nga Prokuroria publike theksojnë se nga përplasja, këmbësori i dëmtuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Qendrën emergjente në kompleksin e klinikave “Nëna Tereza”, ku ka ndërruar jetë. Lëndime të rëndë ka marrë edhe bashkëudhëtarja femër në veturën e të dyshuarit të dytë.

"Prokurori publik kompetent, përveç masës së arrestit shtëpiak, për të dyshuarin e parë ka propozuar konfiskimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe patentë shoferit. Ndaj të dyshuarit të dytë janë propozuar masa përkujdesjeje - obligim që herë pas here të paraqitet te zyrtari i caktuar apo organi kompetent shtetëror, t'i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit dhe t'i caktohet ndalimi për dhënien e tij dhe heqje e përkohshme e patentë shoferit, d.m.th. ndalim për dhënien e tij", njoftuan nga Prokuroria Publike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR