• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nga viti i ardhshëm do të jetë shumë më kirë dhe së bashku do t'ia dalim, porositi Kovaçevski

Nga viti i ardhshëm do të jetë shumë më kirë dhe së bashku do t'ia dalim, porositi Kovaçevski
Gostivar, 15 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri dhe lider i LSDM-ë, Dimitar Kovaçevski sonte në tribunën qytetare "Fuqishëm dhe me vendosmëri drejt së ardhmes" në Gostivar foli për ekonominë shtetërore dhe përpjekjet e Qeverisë në tejkalimin e krizës, me ç'rast, mes tjerash, theksoi se viti i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë dhe për atë nevojitet bashkim. "Si njeri i cili 22 vite punon në menaxhment, i cili i njeh mirë financat dhe ekonominë, ju them se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë dhe së bashku do t'ia dalim në atë. Së bashku do ta mundim edhe krizën e imponuar nga pasojat globale për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës", tha Kovaçevski. Ai përmendi se politikat qeveritare dhe masat antikrizë tashmë janë të dukshme dhe i dhanë rezultatet. kjo sipas Kovaçevskit i referohet menaxhimit me përgjegjësi me paratë shtetërore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR