• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga viti 2030 BE do të ndalojë ambalazhet plastike në restorante

Nga viti 2030 BE do të ndalojë ambalazhet plastike në restorante

Bruksel, 5 mars 2024 (MIA) - BE-ja ka arritur marrëveshje për ndalimin e ambalazheve plastike të frutave dhe perimeve në supermarkete, mini pakove të keçapit në restorante dhe shisheve të vogla të shampove në hotele, në përpjekje për të reduktuar mbeturinat e ambalazhimit.

Sipas marrëveshjes, deri në vitin 2030 duhet të ndalohet plotësisht përdorimi i ambalazheve plastike të ushqimit dhe kontejnerëve për një përdorim në hotelieri.

Sipas marrëveshjes, një sërë "formatesh të ambalazheve plastike për një përdorim", duke përfshirë përdorimin e letrave të aluminit për mbrojtjen e valixheve në aeroporte, do të ndalohen nga viti 2030.

Paketimi prej letre ose kartoni do të vazhdojë të lejohet.

Eurodeputetët ranë dakord mbrëmë për tekstin kryesor të Marrëveshjes së Gjelbër, e cila përcakton objektivin e reduktimit të vëllimit të mbetjeve nga të gjitha llojet e paketimeve në BE me pesë për qind nga 2018 në 2030, pastaj me 10 për qind deri në vitin 2035 dhe me 15 për qind deri në 2040. 

Ndalohet gjithashtu shtimi i substancave polifluoroalkil (PFAS) në paketimin e ushqimeve, të cilat janë "ndotës të përhershëm" të dëmshëm. ls/

foto: piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR