• e mërkurë, 01 prill 2026

Nga stuhia në Kroaci janë dëmtuar 40 shkolla fillore dhe të mesme, si dhe 24 kopshte

Nga stuhia në Kroaci janë dëmtuar 40 shkolla fillore dhe të mesme, si dhe 24 kopshte

Zagreb, 27 mars 2026 (MIA) – Pas stuhisë së fortë që goditi Zagrebin dhe pjesë të Kroacisë, kryeministri Andrej Plenkoviq u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe premtoi ndihmë për riparimin e dëmeve.

"Apeloj deri te të gjithë që të ndjekin udhëzimet. Ne do ta ndihmojmë Qytetin në riparimin e dëmeve, si gjithmonë. Ka shumë dëme. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, nuk pati viktima. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë në zbutjen e dëmeve", tha Plenkoviqi.

Pothuajse e gjithë Kroacia u përfshi nga një stuhi e fortë dhe e rrezikshme, me erëra deri në 120 kilometra në orë, duke shkatërruar gjithçka.

Në Zagreb janë dëmtuar shumë objekte dhe ndërtesa, disa persona janë lënduar, njëri rëndë, tha kryetari i bashkisë Tomisllav Tomasheviq. Ai shtoi se stuhia shkaktoi dëme të mëdha në Zagreb dhe në varrezat e qytetit Mirogoj.

Dhjetëra pemë janë shkulur. Për shkak të kushteve jashtëzakonisht të vështira, borës dhe erërave të forta që ende po rrëzojnë pemët, qëndrimi në Medvednicë dhe zonat e gjelbra të qytetit të Zagrebit dhe puna në ambient të hapur përbëjnë rrezik serioz për jetën.

Në pjesët më të larta të Medvednicës, për momentin ka rreth gjysmë metër borë, ndërsa në disa vende shtresat e borës janë deri në një metër të larta.

Stuhia dëmtoi 40 shkolla fillore dhe të mesme, si dhe 24 kopshte, ndërsa mësimi sot sot në Zagreb dhe Qarkun e Zagrebit u anulua më qëllim sigurinë e nxënësve, informoi më parë Tomasheviqi.

Foto: Hina

 

QËNDRONI TË LIDHUR