• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nga ora 13 bllokadë e komunikacionit hekurudhor, bojkot i personelit makinist dhe ekzekutiv

Nga ora 13 bllokadë e komunikacionit hekurudhor, bojkot i personelit makinist dhe ekzekutiv

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Personeli makinist dhe elu]zekutiv i HM "Transporti" sot prej orës 13:00 fillon bojkotin, me bllokim të plotë të komunikacionit hekurudhor në vend. Siç deklaroi për MIA-n përfaqësuesi i personelit makinist dhe ekzekutiv dhe kryetar i Sindikatës së mainistëve, TOni Dimovski, bojkoti është për shkak të pjesës së dytë të papaguar të rrogës për qershorin, por edhe për rritje të koeficientëve.

"Bojkoti është edhe për fillim të negociatave apo përgjigje për ndryshim dhe plotësim të sistematizimit, sepse kemi njohuri se janë ndarë 230 vendime me rritje të koeficientëve në disa vende të caktuara të punës", theksoi Dimovski.

Sipas tij, më 2 nëntor 2021 është sjellë Vendimi sipas të cilit, nëse deri mëd atën 25 të muajit nuk paguhet në tërësi rroga për muajin e kaluar, më datë 26 personeli makinist dhe ekzekutiv fillon me bojkotin dhe bllokimin e komunikacionit hekurudhor.

Ai potencon se komunikacioni hekurudhor do të jetë i ndërprerë deri në pagesën e pjesës së dytë të rrogës dhe derisa nuk përmbushen kërkesat e personelit makionist dhe ekzekutiv më 3 korrik të vitit 2023.

"Kërkesat janë për rritje të koeficientëve dhe për urdhërin nga drejtori i përjgithshëm io cili duhej të vlente prej 1 qershorit. Në periudhën me temperatura enrome të larta, në vend se të shpërblehemi, ne jemi ndëshkuar me 10 për qind në cilësi, ndërkaq asnjë tjetër në ndërmarrje nuk është ndëshkuar, disa madje edhe janë shpërblyer. TË gjithë nga administrata dhe nga punëtoria për mirëmbajtje punojnë deri në orë 13:00, ndërsa dida edhe fare nuk vijnë në vendet e ytre të punës", theksoi Dimovski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR