• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga nesër vetëm me termine për dokumente personale në SP Prolet

Nga nesër vetëm me termine për dokumente personale në SP Prolet

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Duke filluar nga dita e nesërme, pika për fotografim për dokumente personale në SP “Prolet” nuk do të punojë pa përcaktimin e termineve për fotografim por do të transferohet në pikë për termine për të gjithë ata të cilët kanë pasur termin për fotografim në territorin e qytetit të Shkupit deri në fund të vitit 2024, njoftojnë nga MPB-ja.

"Transformimi do të realizohet me qëllim të vendosjes së rregullit në vend të kaosit dhe të lehtësohet dhe shpejtohet procedura për marrjen e dokumenteve personale për banorët e Shkupit. Qytetarët të cilët tani më kanë termin të përcaktuar do të kontaktohen nga ana e operatorit ekonomik i obliguar me këtë rast do t’iu ofrohet termin i ri në një afat shumë më të shkurtër", theksojnë nga MPB-ja.

Në të njëjtën kohë, këto termine të liruara me pastrimin e të gjitha listave do të jenë në dispozicion për rezervimet e ardhshme.

Nga dita e nesërme në kuadër të pikës në SP “Prolet” do të funksionojnë 14 stacione bazë, në të cilat do të kryhen fotografimet e qytetarëve nga e hëna deri në të shtunën, kurse duke filluar nga dita e hënë (12.02.2024) do të vendoset edhe fotografimi në ndërrim të dytë.

"I informojmë qytetarët se në ditët në vijim përcaktimi i terminit për fotografim për dokumente personale do të jetë i mundur vetëm me anë të telefonit, kurse përcaktimi i terminit përmes internetit për shkak të arsyeve teknike nuk do të jetë i mundur në ditët në vijim", theksojnë nga MPB-ja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR