• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nga nesër reshje të përkohshme të shiut dhe borë në zonat malore

Nga nesër reshje të përkohshme të shiut dhe borë në zonat malore

 Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.

 Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 13 gradë.

 Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, ditën e premte gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, mbi 30 litra për metër katror.

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë e në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR