Nga muaji i ardhshëm, vaksina me nëntëvalente HPV do të jetë e disponueshme edhe për djemtë
- Është përditësuar kalendari për imunizimin e rregullt me vaksinën nëntëvalente HPV-Gardasil 9, e cila do të jetë në dispozicion për një muaj në pikat e vaksinimit. Krahas faktit që po kalojmë nga një vaksinë katërvalente në një vaksinë nëntëvalente HPV, risia e këtij viti është se do të jetë e disponueshme edhe për djemtë, kumtoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë në qeverinë teknike, Ilir Demiri.
Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Është përditësuar kalendari për imunizimin e rregullt me vaksinën nëntëvalente HPV-Gardasil 9, e cila do të jetë në dispozicion për një muaj në pikat e vaksinimit. Krahas faktit që po kalojmë nga një vaksinë katërvalente në një vaksinë nëntëvalente HPV, risia e këtij viti është se do të jetë e disponueshme edhe për djemtë, kumtoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë në qeverinë teknike, Ilir Demiri.
Demiri theksoi se kjo vaksinë do të ofrojë parandalim më të mirë të infeksioneve nga virusi papilloma humane (HPV), lezionet prekanceroze, si kanceri i qafës së mitrës.
"Bëhet fjalë për suksesin e arritur së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, harmonizimin e legjislacionit dhe ndjekjen e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët e Europës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë këtë të drejtë prej disa vitesh, tashmë është e mundur edhe në vendin tonë. Një vaksinë e re, e cila përdoret prej kohësh në botë. Me këtë vaksinë do të ofrojmë një parandalim më të mirë për infeksionet HPV, si dhe për lezionet prekanceroze, si dhe për kancerin e qafës së mitrës. Kjo, sipas hulumtimeve në botë ku vaksina është aplikuar me vite dhe numri i rasteve është zvogëluar, sqaroi ministri Demiri.
Theksoi se është e rëndësishme që kjo kjo vaksinë do të jetë e disponueshme edhe për djemtë e rinj.
"Brenda një muaji, në çdo pikë vaksinimi do të jetë në dispozicion për brezat e rinj që të vaksinohen dhe të jenë më të sigurtë", paralajmëroi Demiri.
Ministri e theksoi angazhimin e Ministrisë, e cila, siç theksoi, kujdeset për shëndetin, në radhë të parë për parandalimin.
"Për sëmundjet për të cilat ka vaksina, çdo fëmijë duhet të vaksinohet. Kështu do të ndërtojmë një sistem shëndetësor më të besueshëm. Më mirë të parandalosh sesa të kurosh", nënvizoi Demiri. ls/
Foto. MIA