• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nga mesnata benzina më të lira për një denar e gjysmë

Nga mesnata benzina më të lira për një denar e gjysmë

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Rregullator i Energjetikës sot mori vendim që t'i ulë çmimet e benzinave. Nga mesnata për një denar e gjysmë lirohet Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98 dhe Eurodizeli, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar.

Ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit për 1,152 den/kg i cili nga mesnata do të shitet me çmim prej 45,757 den/kg/. 

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i ri i ЕUROSUPER BS-95 do të jetë 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet me çmim prej 83,5 denarë për litër, ndërsa dizeli me çmim prej 74 denarë për litër. Çmimi i ri i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 72,5 denarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR