• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga Klinika për onkologji dhe nga dy banesa në Shkup janë konfiskuar dhe dërguar në ekspertizë kompjuterë dhe dokumentacion

Nga Klinika për onkologji dhe nga dy banesa në Shkup janë konfiskuar dhe dërguar në ekspertizë kompjuterë dhe dokumentacion

Shkup, 2 shtator 2023 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve në procedurën parahetuese në Klinikën për onkologji.

Siç informojnë sot nga Prokuroria publike, aksioni u zbatua në bazë të informatave në tekstet gazetareske lidhur me punën e Klinikës.

Gjatë ditës së djeshme, në bazë të urdhërit gjyqësor, pas orientimeve të prokurorit publik nga Prokuroia themelore Publike, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën për onkologji, si edhe në dy lokacione në banesa private në Shkup.

Me këtë rast janë konfiskuar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës.

"Kontrollet bëhen me qëllim të sigurimit të dëshmive për veprën eventuale penale", thuhet në kumtesën e sotme të Prokurorisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR