• e premte, 27 dhjetor 2024

Nga greva në QSHP preken 15.620 maturantë, apele të gjendet zgjidhje për kërkesën e të punësuarve

Nga greva në QSHP preken 15.620 maturantë, apele të gjendet zgjidhje për kërkesën e të punësuarve

Shkup, 30 prill 2023 (MIA) - Për më pak se një muaj, 27 maj, 15.620 nxënës të shkollave të mesme të cilët janë paraqitur që ta japin maturën shtetërore duhet të testohen për provimin e parë ekstern - Gjuhë amtare (gjuhë shqipe, maqedonase, turke) dhe letërsi. Provimi përfundimtar do të jetë i pasigurt në qoftë se mbi një javë zgjat greva e përgjithshme, të cilën të punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve (QSHP) e filluan të martën.

Njëzet e nëntë punonjësit kërkojnë paga më të larta, të cilat nuk janë rritur as pas rritjes së sërishme të pagës minimale, e cila ka sjellë barazimin e pagave për pozicione të ndryshme pune. Pothuajse gjysma e tyre, 11, marrin rreth 20.100 denarë, kurse këshilltarët që, siç thonë, janë shtylla e QSHP, marrin pagë prej 26 mijë denarë. Ndryshimet e marrëveshjes kolektive me të cilat do të fitonin rritje lineare ata ia kanë dorëzuar Ministrisë së Financave, nga e cila po kërkojnë miratimin.

Organizata sindikaliste e QSHP, kumtoi se i ndalon të gjitha proceset që janë në kompetencë të Qendrës - krahas organizimit të maturës shtetërore, këta të punësuar i përgatisin edhe testimet ndërkombëtare, trajnimet dhe provimin për drejtorë shkollash, provimet e praktikës për të gjithë mësimdhënësit.

Дваесет и девет вработени во Државниот испитен центар (ДИЦ) од вчера се во генерален штрајк зашто не добиле согласност од Министерството за финансии на нивното барање за зголемување на платит

 

Pas harmonizimit me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme dhe pranimin e katër kërkesave të tyre për lehtësimin e maturës shtetërore dhe regjistrimin në fakultete, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Minisrinë e Financave duhet tani të gjejnë zgjidhje edhe për kërkesat e të punësuarve të angazhuar për ta zbatuar atë që kanë rënë dakord me maturantët.

Ministri Jeton Shaqiri ju bëri thirrje të punësuarve të mos e vënë në pikëpyetje maturën shtetërore. Bëri apel, ata, së bashku me drejtoreshën, të komunikojnë me institucionet e tjera dhe ta presin Marrëveshjen Kolektive të Përgjithshme.

"Të gjithë kemi edhe përgjegjësi juridike dhe ky institucion nuk duhet ta shfrytëzojë situatën kur nxënësit e shkollave të mesme duhej ta japin maturën shtetërore", tha Shaqiri.

Drejtoresha e QSHP, Bllagica Pavlloska vlerëson se edhe e drejta e grevës dhe e drejta e arsimit janë e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe bëri thirrje të gjendet zgjidhje.

"Si drejtuese nuk e kontestoj procesin e grevës si e drejtë e garantuar kushtetuese, por gjithsesi se edhe e drejta e arsimimit është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe vlerësoj se nuk duhet procesi arsimor të pësojë pasoja. Bëjmë apel për gjetjen e zgjidhjes", deklaroi Pavlloska për MIA-n.

Për zgjidhje të shpejtë thirrje bëri edhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme i cili zyrtarisht nuk ka pasur takim për të diskutuar për këtë çështje, por kryetari i tij, Luka Paviqeviq, siç thotë, "personalisht ka simpati të plota për kërkesën e të punësuarve në Qendrën Shtetërore të Provimeve".

Shton se edhe nga OECD-ja për arsimin në vend potencohet se: "Qendra Shtetërore e Provimeve njihet në rajon për shkak të inovacionit dhe integritetit".

Основната придобивка на овој закон за средношколците е дека ќе добијат институционализирана мрежа која ќе го претставува нивниот глас и став, а правото на демократија и учество ќе им биде гар

QSHP gjatë periudhës së kaluar ka punuar në aftësimin e testeve për maturën shtetërore në pajtim me marrëveshjen midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme për lehtësimin e provimit të parë ekstern - Gjuhë amtare (shqip, maqedonisht, turqisht) dhe letërsi, të caktuar për më 27 maj.

Drejtoresha e QSHP, Bllagica Pavlloska për MIA-n deklaroi se i kanë shkurtuar për nga vëllimi testet dhe se është zvogëluar numri i fjalëve për esenë. Gjithashtu, tha ajo, është zvogëluar edhe vëllimi i testit të Matematikës i cili do të ketë numër më të vogël të detyrave.

 

Министерката за образование и наука Мила Царовска денеска изјави дека државна матура ќе има и оти таа е законска обврска. Државната матура не е само за комплетирање на средното образование, т

Sipas të dhënave të QSHP, për maturën shtetërore në afatin e qershorit për këtë vit janë paraqitur 15.620 maturantë. Prej tyre, 6750 janë për arsimin në gjimnaz, 8598 me arsim profesional dhe 272 me arsim të mesëm të artit.

Më 27 maj do të jepet provimi i parë ekstern - Gjuhë amtare dhe letërsi i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. Për gjuhë dhe letërsi shqipe janë paraqitur 4.380 nxënës, për gjuhë dhe letërsi maqedonase janë paraqitur 10.768 ndërsa për gjuhë dhe letërsi turke 357 maturantë.

Më 10 qershor është caktuar testi i provimit të dytë ekstern. Ai është zgjedhor dhe maturantët kanë pasur mundësi të zgjedhin midis shtatë lëndëve. Si edhe viteve të kaluara, më së shumti të paraqitur (13.922) janë për provimin e Gjuhës angleze, për Matematikë janë paraqitur 1397, Gjuhë frenge - 29, Gjuhë gjermane - 122, Gjuhë ruse - 17, Estetikë - 81 dhe Filozofi shtatë maturantë.

Provimet do të fillojnë në orën 10, ndërsa për realizimin e maturës shtetërore do të kyçen rreth 1700 testues. Nëse realizohet (në kohë) sesioni i qershorit, maturantët që nuk do ta japin provimin e maturës ose nuk e japin në tërësi, do ta japin provimin në sesionin e gushtit - më 9 dhe 11 gusht.

Во 10 часот денеска во средните училишта низ земјава почна полагањето по првиот екстерeн испит – Мајчин јазик и литература од државната матура за учебната 2021/2022 година. Според податоците

 

Hatka Smailloviq

Foto: Arkivi i MIA-s / QSHP

QËNDRONI TË LIDHUR