• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga fundi janë përgatitjet për revidimin e listës pozitive të barërave, për një javë do të mund të aplikohet

Nga fundi janë përgatitjet për revidimin e listës pozitive të barërave, për një javë do të mund të aplikohet

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Nga fundi janë përgatitjet për revidim të listës pozitive të barërave dhe për rreth një javë, kompanitë e interesuara do të thirren për të aplikuar.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot deklaroi se bëhet fjalë për problematikë të madhe, që zgjatë mbi 10 vite, ndërsa me revidimin e listës pacientët do të marrin barëra më cilësore.

"Këto ditë jemi nga fundi me të gjitha përgatitjet dhe mendoj se për një javë do të thirren të gjitha grupet e kompanive për të aplikuar dhe njëherë e përgjithsmonë pacientët të fillojnë të shfrytëzojnë barëra më cilësore inovative dhe efektive me qëllim që të kemi popullatë më të shëndoshë. Komisioni është formuar kohë më parë. përgatitjet e fundit janë në rrjedhë dhe do të fillojë tpë aplikohet, më pas do të vendoset, normalisht. Kuptohet, nga të gjitha aplikimet do të shihet se cili medikament është më i nevojshëm. Atë do ta bëjnë grupet tona eksperte që do t'i zgjehdim në komisione", u përjgigj Mexhiti në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procesi për revidim të listës pozitive të barërave.

Në pyetjen nëse komisioni punon me kompensim financiar apo vullnetar, ministri u përjgigj se me siguri do të jetë me kompensim. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR