• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga fundi i javës mbledhja e parë qeveritare. fillon hartimi i ligjit për rritje lineare të pensioneve

Nga fundi i javës mbledhja e parë qeveritare. fillon hartimi i ligjit për rritje lineare të pensioneve

Shtip, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot informoi se mbledhja e parë qeveritare do të mbahet nga fundi i javës. Do të sillen, siç tha, disa vendime, prej të cilave shumica formale. Ai njëherit paralajmëroi edhe se do të fillohet me punë në zgjidhjen e re ligjore për rritje lineare të pensioneve.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Shtip, ku e filloi ditën e parë si kryeministër, Mickoski theksoi se Qeveria e re do të ndërtojë atje ku paraardhësit e saj lanë projekte të pasuksesshme.

"Nuk do të ketë dualizma, as funksionarë të cilët do të jetojnë nga paratë e qytetarëve, do të ketë pakësim të institucioneve, do të jemi ata që premtuam. Atë që qytetarët e bënë është e mjaftueshme, tani atdheu duhet të bëjë për ta. 'Qytetarët para së gjithash', do të jetë motoja e Qeverisë sonë", porositi Mickoski.

Kumtoi edhe se nesër apo pasnesër do të ketë takim me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, Fatmir Limani dhe me ministren e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska lidhur me ligjin për rritjen e pensioneve.

Ai mori pjesë në vendosjen e gur-themelit të sallës së re sportive "Xhonson", kontrolloi ndërtimine  bulevardit të ri "Ilinden", e më pas, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben taravari kontrolloi gjendjen në spitalin e Shtipit. ab/

foto/video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR