• e mërkurë, 02 tetor 2024

Nga e mërkura mot stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, ato gjatë ditës në rritje

Nga e mërkura mot stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, ato gjatë ditës në rritje

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiu, ndërsa në viset më të larta me borë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit më e përforcuar nga drejtimi verior.

Siç paralajmërojnë nga DPHM, nga e mërkura do të ketë periudhë të motit stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, ku në disa vende do të bien nën zero, ndërsa ato ditore do të rriten gradualisht.

Moti sot është me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të ketë kushte për paraqitje të shiut të dobët lokal. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë Celsius.

Moti në Shkup është me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri në 19 gradë Celsius. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR