• e enjte, 11 korrik 2024

Nga e hëna deri të mërkurën regjim kohor në trafikun në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Nga e hëna deri të mërkurën regjim kohor në trafikun në aksin rrugor Mavrovë-Dibër
Dibër, 2 shtator 2022 (MIA) - Nga e hëna (5 shtator) deri të mërkurën (7 shtator) do të vendoset regjim i përkohshëm, nga mbyllja e plotë e komunikacionit në drejtimin rrugor Mavrovë - Dibër, pjesa Hanet e Mavrovës - Zhirovnicë nga ora 10:00 deri në ora 16:00, njoftojnë nga Komuna e Mavrovës dhe Rostushës. "Komuna e Mavrovës dhe Rostushës i njofton qytetarët e saj, si dhe të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë në këtë rrugë rajonale, se prej datës 05.09.2022 (e hënë) deri më 07.09.2022 (e mërkurë) në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 16:00, për shkak të rehabilitimit të rrugës rajonale Mavrovë – Dibër, do të vendoset regjim i përkohshëm – trafik i mbyllur plotësisht në aksin rrugoor Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë", thuhet në njoftimin e Komunës. Sipas kontraktorit, kompania ndërtuese "Pellagonia" nga Gostivari do të bëjë ekzaminimin e konstuksioneve të urës në rrugë në kuadër të projektit "Rehabilitimi i rrugës rajonale R1202, segmenti Hanet e Mavrovës- Zhirovnicë". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR