• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga dita e nesërme posedim i detyrueshëm i pajisjeve dimërore

Nga dita e nesërme posedim i detyrueshëm i pajisjeve dimërore

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se nga data 15 nëntor deri më datën 15 mars, në pajtim me dispozitat nga “Ligji për siguri në komunikacionin rrugor” (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.169/15, 226/15, 55/16, 11/18, 83/18 dhe 191/18), dhe të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/19, 302/20 dhe 122/21), automjetete të cilat qarkullojnë në komunikacion publik në rrugë janë të detyruar të posedojnë pajisje dimërore të parapara.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në pajtim me dispozitat e Rregullores për pajisje të detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në komuikacionin rrugor, (Gazeta Zyrtare nr. 31 nga viti 2010), si pajisje dimërore të automjeteve nënkuptohet: Për automjete motorike të cilat nuk tejkalojnë 3.500 kg, goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomave të shtresës shkelëse në masë dhe gjerësi prej katër milimetrave, goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet nuk ka zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose mjete të tjera të përshtatshme.

Për automjete me rrota lëvizëse në të gjitha katër rrotat (4x4): goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomave të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi prej 6 mm dhe goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet nuk ka zinxhirë për borë dhe në rast kur kanë lëvizje të përhershme në të katër rrotat, zinxhirë për dëborë duhet të posedojnë së paku në boshtin e pasëm, kurse në rast të diskut të palosshëm, zinxhirë për borë duhet të kenë së paku në boshtin i cili është i kyçur tërë kohën.

Për automjete mbi 3.500 kg, goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomës dhe të shtresës shkelëse në masë dhe gjerësi prej 6 milimetrave dhe goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet ka zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose mjete të tjera të përshtatshme;

"Autobusë dhe mjete transportuese të cilat për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse duhe të posedojnë pneumatik në rrotat lëvizëse dhe mjet dore-lopatë", sqarojnë nga MPB.

Goma dimërore janë ato goma të cilat në anën e tyre kanë një shenjë „MS”, “M+S”, “M & S” dhe një shenjë floke dëbore në një mal të stilizuar me tri maja.

"Në pajtim me dispozitat e Rregullores për pajisje të detyrueshme për automjetet, në komunikacionin rrugor për automjete është e ndaluar vendosja e gomave me gozhda. Apelojmë te shoferët tu përmbahen detyrimit ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, për arsye se në këtë mënyrë mundësojmë zhvillimin e trafikut pa pengesa dhe të sigurt nëpër rrugë në kushte dimri", njoftuan nga MPB. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR