Nga deponitë e egra në disa komuna të Shkupit hiqen 300 tonë mbetje
- Përafërsisht 300 metra kub, kryesisht mbetje dhe mbeturina ndërtimore, janë hequr dhe transportuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të aksionit të NP Higjiena Komunale-Shkup për largimin e deponive të egra.
- Post By Sara Ademi
- 09:35, 17 gusht, 2023
Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Përafërsisht 300 metra kub, kryesisht mbetje dhe mbeturina ndërtimore, janë hequr dhe transportuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të aksionit të NP Higjiena Komunale-Shkup për largimin e deponive të egra.
Siç informojnë nga Ndërmarrja Publike aktivitetet u realizuan në Komunën e Karposhit – në venbanimin Zlokuqanë, në më shumë lokalitete të Komunës së Gjorqe Petrovit, si dhe në Komunën e Butelit – në rrugën Radishanska dhe në afërsi të tregut të vogël.
Ekipet e Ndërmarrjes gjatë natës së kaluar intervenuan edhe në rrugën "Maksut Sadik" në afërsi të Ambasadës së SHBA-së, ku vazhdimisht hidhet mbetje në mënyrë jo të rregullt në sipërfaqet publike. Nga lokaliteti në fjalë u largua edhe një deponi e madhe e egër, dhe më pas është bërë larje makinerike me auto-cisterna, citojnë nga NP Higjiena Komunale. sa/