• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nga 86.405 qytetarët deri në ora 15 në Komunën e Tetovës kanë votuar 27.102 njerëz ose 32,82 për qind

Nga 86.405 qytetarët deri në ora 15 në Komunën e Tetovës kanë votuar 27.102 njerëz ose 32,82 për qind

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - Deri në ora 15 në Komunën e Tetovës kanë votuar 27,102 njerëz ose 32, 82 për qind nga numri i përgjithshëm i 86,405 votues për rrethin e parë të sotëm të votimit për zgjedhje të presidentit të shtetit. Në Komunën e Tetovës votohet në gjithsej 117 vendvotime.   

Sipas të dhënave nga sistemi elektronik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve jehona e qytetarëve për votim të zgjedhjeve presidenciale deri në ora 13 në Komunën e Tearcës është 27,62 për qind, në Komunën e Bogovinës 22,7, në Komunën e Bërvenicës 27,48 në Komunën e Zhelinës 20,22 dhe në Komunën e Jegunovcit 29,43 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.

Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës, gjithsej 188,329 qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Ata do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në gjithsej 265 qendra votimi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR