• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga 7 marsi grevë e të punësuarve në "Pyjet kombëtare"

Nga 7 marsi grevë e të punësuarve në

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Sindikata e ndërtimtarisë, industrisë dhe projektimit (SNIP) paralajmëroi grevë, e cila do të fillojë nga 7 marsi deri në plotësimin e kërkesave për pagesë të pagave për të punësuarit në "Pyjet kombëtare".

"Greva nuk do të ndërpritet deri në momentin kur do të paguhen pagat dhe shtesat nga janari dhe shkurti", tha në konferecën e sotme për shtyp kryetari i SNIP-it, Ivan Peshevski.

Prej aty informojnë se kjo ndërmarrje ballafaqohet me momente ekskluzivisht të rënda dhe nuk paguan paga dhe kontribute, ndërsa punëson 400 punëtorë të rinj.

Greva, siç u potencua në konferencë për shtyp, është e përkrahur nga përfaqësuesit sindikalë nga të gjitha filialet në shtet të kësaj ndërmarrje. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR