• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga 5 prilli domatet 70 denarë, qepa 60, specat 90, limonat 55 ndërsa bananet 70 denarë

Nga 5 prilli domatet 70 denarë, qepa 60, specat 90, limonat 55 ndërsa bananet 70 denarë

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Qeveria sot e mori Vendimin me të cilin fiksohen çmimet e 11 llojeve të frutave dhe perimeve. Vendimi, me të cilin janë përfshirë domatet, trangujt, qepët, lulelakra, specat, grosha, thjerrat, bananet, portokajtë, mandarinat dhe limoni, do të vlejë nga 5 prilli deri në fund të këtij muaji.

Siç kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp, domatet e freskëta do të kushtojnë maksimum 70 denarë, trangujt, 75, qepët, 60, lulelakra 70, specat 90, grosha 75, thjerrat 110, bananet 70, portokajtë 55, mandarinat 60 dhe limoni 55 denarë.

"I siguroj qytetarët se sipas të gjitha analizave, çmimet, veçanërisht produktet ushqimore dhe energjensat, tërësisht janë stabilizuar dhe kanë tendencë ulëse", potencoi Bekteshi.

Megjithatë, tha, do të priten të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë të cilat duhet të publikohen më 7 prill.

Ministri ju bëri thirrje tregtarëve ta respektojnë Vendimin. Analizat kanë treguar, përmendi ministri, se për këto produkte ka pasur marzhe të mëdha të cilat në mars kanë arritur madje 200 - 250 për qind.

Në konferencën për shtyp të Qeverisë pritet fjalim të ketë edhe drejtorit i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Gorna Trajkovski.
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR