• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga 4 deri më 10 mars 427 raste të reja me grip, më së shumti në Kavadar

Nga 4 deri më 10 mars 427 raste të reja me grip, më së shumti në Kavadar

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Gjatë javës së dhjetë të vitit 2024, nga 4 deri më 10 mars, në shtet janë regjistruar 427 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi - sëmundje të ngjashme me grip. Kjo përfaqëson 33,4 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numri i personave të regjistruar këtë javë, në krahasim me javën e dhjetë të sezonit të kaluar, është ulur për 8,0 për qind, bëhet e ditur në raportin më të ri javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot.

"Lidhur me shpërndarjen në mosha, 282 persona janë të moshës prej 15 deri 64 vjet. Pastaj, 83 janë fëmijë të moshës prej pesë deri 14 vjet. Pastaj 35 fëmijë të moshës deri katër vjet dhe 27 persona të moshës mbi 65 vjet. Incidencë më e lartë regjistrohet te fëmijët e moshës prej pesë deri 14 vjet. Të sëmurët janë regjistruar nga 19 QSHP/NJR, me numër më të madh të të regjistruarve në Kavadar - 71, Shkup - 69, Gostivar -67, Strumicë -61, ndërsa në të tjerat numri i të regjistruarve është i njëjtë ose më i vogël se pesëdhjetë. Në 12 njësi raportuese të cilat regjistruan raste gjatë kësaj jave janë regjistruar nivele shumë të ulëta, në gjashtë sezonale dhe në Kavadar - aktivitet mesatar të virusit të gripit", shkruan raporti. 

Gjatë kësaj jave, është regjistruar një rast vdekje që asocon me grip. 

"Bëhet fjalë për person të moshës mbi 65 vjet nga Shtipi. Është hospitalizuar në KU për Sëmundje Ngjitëse dhe Gjendje Febrile. Personi nuk është vaksinuar dhe pa sëmundje të regjistruara shoqëruese. Te personi i ndjerë është vërtetuar virusi Influenza A(H1)pdm09", sqarojnë nga ISHP.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve me grip - sëmundje të ngjashme me grip është 13.809, që në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të regjistruara është rritur për 48,1 për qind. Lidhur me modelin e 13 sezoneve të fundit, ka ulje prej 27,6 për qind. 

Në rrjedhën e deritanishme të sezonit të gripit, janë regjistruar 14 të vdekur që asocojnë me të. 

Deri në javën e dhjetë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë vaksinuar gjithsej  61.788 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR