• e diel, 06 tetor 2024

Nga 14 deri më 22 nëntor Ministria për Sistem Politik organizon Edicionin e V-të të manifestimit "Ditët e Alfabetit” 

Nga 14 deri më 22 nëntor Ministria për Sistem Politik organizon Edicionin e V-të të manifestimit

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga data 14 deri më datë 22 nëntor, organizojnë edicionin e V-të të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” dhe për të shënuar në mënyrë dinjitoze 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit.
 
Edicioni i sivjetëm siç theksohet në kumtesën e Ministrisë, do të mbledhë në një vend Akademitë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës për të trajtuar madhështinë e kësaj ngjarje historike, për të prezantuar fakte, botime dhe ekspozita me peshë të madhe në fushën e albanologjisë si dhe shumë ngjarje të ndryshme për shtatë ditë me rradhë.
 
Në vazhdim Programi i plotë i edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”:

QËNDRONI TË LIDHUR