Nga 1 janari iniciativa deri te Gjykata kushtetuese mund të dorëzohen edhe përmes postës elektronike
- Prej 1 janarit të vitit 2025 çdo person fizik dhe juridik, përmes postës elektronike (e-mail) mund të dorëzojnë iniciativa, kërkesa dhe propozime deri te Gjykata kushtetuese.
- Post By Besnik Shuki
- 16:05, 3 janar, 2025
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Prej 1 janarit të vitit 2025 çdo person fizik dhe juridik, përmes postës elektronike (e-mail) mund të dorëzojnë iniciativa, kërkesa dhe propozime deri te Gjykata kushtetuese.
Siç informojnë sot nga Gjykata, dorëzimi elektronik i parashtresave u mundësua përmes internet faqes së Gjykatës kushtetuese, respektivisht përmes kategorisë "Drejtim te Gjykata", ku në nënkategorinë "Dorëzim elektronik i parashtresave" janë përmendur orientime për mënyrën e dorëzimit elektronik.
Dorëzimi i parashtresave elektronike është paraparë me Rregulloren për dorëzim elektronik të parashtresave deri te Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti u publikua në internet faqen e Gjykatës.
Kjo, siç njoftojnë nga Gjykata kushtetuese, e lehtëson procedurën për parashtrimin e iniciative për vlerësimin e kushtetueshmërisë së akteve të caktuara juridike, duke marrë parasysh atë se qytetarët nuk duhet personalisht të vijnë dhe iniciativat t'i dorëzojnë në arkivin e Gjykatës. Kjo, potencojnë nga Gjykata, mundëson që drejtësia të jetë më e qasshme për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh vendin e tyre të jetesës. bsh/
Foto: MIA arkiv