• e martë, 12 nëntor 2024

Neziri: Opozita shqiptare nga bojkoti i Parlamentit, kaloi në vizita zyrash të Parlamentit

Neziri: Opozita shqiptare nga bojkoti i Parlamentit, kaloi në vizita zyrash të Parlamentit

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Ultimatumet e të ashtuquajturës opozitë, kanë nisur të shndërrohen në lutje drejtuar kryetarit të Parlamentit, lidhur me zgjedhjen e anëtarëti të tyre në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, deklaroi sot Adnan Neziri, koordinator i grupit të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, në reagimin ndaj deklaratës së deputetit Fadil Zendeli nga Aleanca Evropianë për ndryshime, i cili sot nga spikeri i ri parlamenbar Jovan Mitreski kërkoi të zhbllokohet procesi i zgjehdjes së anëtarët të KSHZ-së.

"Nga bojkoti i Parlamentit, kanë kaluar në vizita zyrash të parlamentit. Po e ripërsërisim, e drejta e anëtarit të KSHZ është e drejtë që nuk falet nga dëshira e mirë ose e keqe e një kryetari parlamenti, kushdo qoftë ai, por është e drejtë që fitohet me votë nga populli në zgjedhjet e fundit. E në zgjedhjet e fundit, populli vendosi që vendin e KSHZ t'ia japë Aleancës për Shqiptarët. Fadil Zendeli dhe Lëvizja Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpërmjet LSDM-së, sepse me ata ishin në koalicion, po ashtu Izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së", tha Neziri.

Ai i bëri thirrje Zendelit të shkojë të Mitreski dhe të kërkojë nga LSDM-ja një nga tre anëtarët që i ka në KSHZ.

Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur L. Besa z. Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, z.Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së", tha Neziri.

Praprakisht, pas takimit me Mitreskin, Zendeli në deklaratë për media tha se procesi është bllokuar te kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska dhe nëse ajo në ditët në vazhdim nuk e zhbllokon punën e Komisionit, paralajmëron kallëzim penal kundër saj. Ai potencoi se tërë procedura është komplikuar nga ish kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili siç tha ai i ka dhënë mundësinë një partie të sapoformuar e cila nuk ka kompetenca ligjore të marrë postin e anëtarit të KSHZ-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR