• e enjte, 26 dhjetor 2024

Neziri: Ministri do të vendos nëse do të ketë shkurtim të orëve mësimore, “Megjashi”: Kompromisi është në zgjidhje kreative

Neziri: Ministri do të vendos nëse do të ketë shkurtim të orëve mësimore, “Megjashi”: Kompromisi është në zgjidhje kreative

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Do të shohim se çfarë do të vendos ministri, deklaroi Safet Neziri, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i pyetur nëse MASH-i do t'i përgjigjet pozitivisht iniciativës së prindërve të cilët për shkak të motit të nxehtë kërkojnë që viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore të përfundojë më herët se 17 qershori ose fëmijët të kenë orë të shkurtuara në ditët në vijim.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Ministria duhet ta pranojë një iniciativë të tillë, njeriu i parë i Ambasadës së fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmianac është përgjigjur se nëse nuk ka pëlqim nga MASH-i dhe prindërit insistojnë, atëherë duhet zgjidhje kompromisi ku prioritet do të jetë interesi më i mirë i fëmijëve - të mos humbin orët, por edhe ta përvetësojnë materialin.

Sipas Zmianacit, vendimi i takon kryesisht menaxhmentit të shkollës i cili, siç tha, duhet të gjejë zgjidhje kreative për zhvillimin e mësimit dhe se ajo mund të zhvillohet edhe në ambient të hapur.

"Ka mënyra kreative për ta bërë këtë, ju mund ta bëni edhe në ambient të hapur. Edhe gjatë pandemisë ne propozuam të mos mbyllen shkollat, të hapen oborret e shkollave, të cilat janë të mëdha, me tenda etj. dhe mund që materiali të studiohet shumë më thjeshtë", tha Zmijanac pas promovimit të publikimit "Module për edukim paqësor në arsimin e mesëm".

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR