• e premte, 27 dhjetor 2024

Nevojitet transparencë më e madhe gjatë miratimit të Kodit penal, thonë nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik

Nevojitet transparencë më e madhe gjatë miratimit të Kodit penal, thonë nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Konsideroj se e përshtatshme dhe e drejtë do të ishte të kishte një procedurë transaprente në miratimin e ndryshimeve të Kodit penal, ku do të dëgjohej mendimi i Këshillit gjyqësor, deklaroi sot kryetari i Këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik.

Gjithë procesi është zbatuar me shpejtësi, tha Georgiev, pa me këtë rast Këshilli gjyqësor të ketë pjesëmarrje të veten dhe të japë opinionin e tij lidhur me ndryshimet. Ai shtoi se Këshilli gjyqësor ka pjesëmarrje aktive në hartimin e amendamenteve të ligjeve të reja të Kodit penal si pako, duke precizuar se bëhet fjalë për ndryshime në pjesën e atribuimit të veprave penale.

"Jemi dëshmitarë të një sërë reagimesh në opinion, lidhur me ndryshimet në Kodin penal, unë si kryetar i Këshillit gjyqësor, gjej vërejtje në pjesën e transparencës, kam ndjenjë se shumë shpejt e gjithë kjo është zbatuar, pa patur pjesëmarrje të veten, gjegjësisht të japim mendim si Këshill gjyqësor, e me këtë kemi ardhur në gjendjen ku gjykatësit janë të obliguar ta respektojnë ligjin, i tillë siç është, pa u analizuar paraprakisht të gjitha pasojat", tha Georgiev.

Për atë se si do të pasqyrohen ndryshimet në Kodin penal, kryetari i Këshillit të prokurorëve publike, Antonio Jolevski tha se përgjigjet duhet t'i japin nga Prokuroria publike, sepse siç thotë, Këshilli i prokurorëve publik kujdeset për pavarësinë e punës së prokurorëve publik dhe nuk vepron rreth lëndeve konkrete që të ketë qasje ndaj tyre.

Jolevski ishte dakord me kryetarin e Këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev, se duhet të kihet transparencë më të madhe gjatë miratimit të ndryshimit të Kodit penal dhe përfshirjes më të madhe të praktikantëve para se të miratohen ligjet. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR