• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nevojiten reforma të thella në Kombet e Bashkuara, por çështja është se kur dhe nëse ato do të ndodhin

Nevojiten reforma të thella në Kombet e Bashkuara, por çështja është se kur dhe nëse ato do të ndodhin

Nju-Jork, 29 shtator 2024 (MIA) - Liderë botërorë dhe pjesëmarrës të Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara secili nga këndvështrimi i vet folën për shkeljet e të drejtave të njeriut, arritjen e paqes në pjesë të botës të prekura me dhe nga luftërat në Ukrainë, Rusi, Izrael, Gazë, Liban..., por edhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe nevojën më aktuale për parandalimin dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat. Vendi ka nevojë për ndryshime për të mbrojtur njerëzimin, i cili mund edhe të mos vuajë nga luftërat që popujt i shkaktojnë mes tyre, por nga natyra që ne e vendosim në plan të dytë, paralajmërojnë ekspertët.

Por, si mund të ndihmojnë në këto kushte globale Kombet e Bashkuara, roli i të cilave po bëhet gjithnjë e më i margjinalizuar? Si pararendëse e Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, mbajti Samitin e së Ardhmes në të cilin si dokumenti kryesor u miratua Pakti për të ardhmen, i cili në fakt është projeksion se si të reformohen Kombet e Bashkuara.

Shtetet anëtare të OKB-së negociuan dokumentin deri në momentin e fundit dhe përfundimisht u ndanë - Rusia dhe vendet që e mbështetën atë kishin një ndryshim në këtë dokument, grupi afrikan doli me mendimin e vet dhe shtetet e tjera anëtare që e mbështetën atë. Në fund, dokumenti u pranua, ndërsa më kontestuese, megjithatë, siç bëjnë të ditur ekspertët e këtushëm, është se si do të vazhdojë financimi i organizatës dhe reforma e Këshillit të Sigurimit.

Dokumenti përmban angazhime për zhvillim të qëndrueshëm dhe financim për zhvillim, paqe dhe siguri ndërkombëtare, shkencë, teknologji, inovacion dhe bashkëpunim në digjitalizim, për brezat e rinj dhe të ardhshëm, transformim të qeverisjes globale. Aneksi i parë i Paktit është Marrëveshja globale digjitale, ndërsa i dyti është Deklarata për gjeneratat e ardhshme.

Siç tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh: ne nuk mund të krijojmë të ardhme të përshtatshme për nipërit tanë me një sistem të ndërtuar nga gjyshet dhe gjyshërit tanë.

Në përgjithësi, marrëveshja nga Pakti është deklaratë e fortë për përkushtimin e vendeve ndaj Kombeve të Bashkuara, sistemit ndërkombëtar dhe të drejtës ndërkombëtare. Udhëheqësit kanë përcaktuar vizion të qartë të një sistemi ndërkombëtar që mund të përmbushë premtimet e tij, është më reprezentativ i botës së sotme dhe mbështetet në energjinë dhe ekspertizën e qeverive, shoqërisë civile dhe partnerëve të tjerë kryesorë.

Sipas Gutereshit, Pakti për të Ardhmen, Marrëveshja Globale Digjitale dhe Deklarata për gjeneratat e ardhshme hapin derën për mundësi të reja dhe të pashfrytëzuara. Sipas tij, Pakti do të vendosë themelet për një rend të qëndrueshëm, të drejtë dhe paqësor global – për të gjithë popujt dhe kombet.

Pasiguria se kur dhe nëse ky dokument mund të zbatohet dhe OKB të fillojë të reformohet

Ambasadori Sërgjan Kerim, ish-kryetar i OKB-së dhe ministër i Punëve të Jashtme, konsideron se megjithëse Pakti për të ardhmen është miratuar, reformat nuk mund të fillojnë së shpejti, e këtu duke marrë parasysh zgjedhjet në SHBA më 5 nëntor, të cilat janë një nga donatorët më të mëdhenj të organizatës. E gjithë bota, shprehet ai, ka ndezur reflektorë ndaj zgjedhjeve në SHBA.

Поранешниот министер за надворешни работи и дипломат Срѓан Керим, зборувајќи за заклетвата на шефицата на државата Гордана Сиљановска Давкова, рече дека „претседател на држава кој полага закл

Miratimi i Paktit të së ardhmes, por edhe Asambleja e 79-të e Përgjithshme e OKB-së, sipas tij, do të hyjë në histori si një kuvendet më dramatike. Ka arsye serioze për këtë. Jo vetëm organizata, shprehet Kerimi, por bota në përgjithësi është në krizë të thellë, e ne e shohim dhe dëgjojmë këtë çdo ditë.

"Ajo që e tha sekretari i përgjithshëm në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për faktin se bota është në turbulenca serioze, unë do të shtoja se, për fat të keq, ky është një konstatim i konstatuar me vonesë. Bota ka qenë në trazira serioze për shumë vite, dhe dobësia e organizatës së OKB-së shihet në faktin se këto turbulenca zgjasin dhe asgjë serioze nuk mund të bëhet për të paktën qetësimin e tensioneve dhe turbulencave, nëse ato nuk mund të ndërpriten", tha Kerimi.

Për të pasur Pakt për një botë më të mirë, thekson ish-ambasadori, duhet të ketë mirëkuptim të barabartë të të gjithë aktorëve se çfarë është ajo, botë më e mirë. Para së gjithash, Karta e OKB-së ka parime të tilla që askush nuk mund t'i kundërshtojë parimisht, mirëpo bota ka ndryshuar.

"Ne jemi sot në një kulturë të humbur dhe të përmbysur si të organizatës botërore ashtu edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ky rend po hyn ngadalë në histori dhe ne po lëvizim drejt një bote multipolare", shprehet Kerimi. Ai shton se organizata nuk mund të përballonte mirë pandeminë dhe më pas disa procese të tjera, duke mos harruar luftërat në botë.

Është shumë e lehtë të thuhet se reformat e organizatës janë të nevojshme, shprehet Kerimi, por është shumë e vështirë të implementohet.

"Deklarata e miratuar nga Këshilli i Presidentëve të OKB-së, pjesë e së cilës jam unë, në pjesën e fundit sugjeron që, mbi të gjitha, organizata e OKB-së duhet të reformohet vetë në mënyrë që të ketë ndonjë të drejtë të pretendojë të miratojë një pakt për të ardhmen, për të treguar se ndryshime serioze duhet të ndodhin në botë", tha Kerimi.

Nëse ne, siç thotë ai, nuk jemi në gjendje të reformojmë OKB-në, që do të thotë Asamblenë e Përgjithshme, Këshillin e Sigurimit, Këshillin Ekonomik dhe Social, funksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë për çfarë Pakti, për çfarë të ardhme po flasim.

Mungesa e marrëveshjes për mënyrën e financimit të ardhshëm të organizatës, sipas Kerimit, tregon se jemi në tranzicion.

"Deri tani financuesit më të mëdhenj të organizatës ishin Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Italia, ... vendet perëndimore, le të themi G7. Si kundërpikë e G7, formohet BRIKS, kjo është bota e re. Tani G7 nuk mund të pritet të financojë, ndërsa BRIKS të ketë të drejta dhe ndikimin e njëjtë. BRIKS do të duhet të organizohet dhe financohet në mënyrë që organizata të funksionojë siç duhet", shprehet Kerimi.

Vuk Jeremiq, një ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së dhe ministër serb, i cili tani është gjithashtu pjesë e Këshillit të Presidentit të OKB-së, dyshon se Pakti për të Ardhmen do të mbahet mend si dokumenti që filloi reformat e organizatës.

"Do të doja të isha gabim, por mendimi im është se Pakti për të Ardhmen nuk do të bëhet dokument që do të mbahet mend si diçka që filloi reformat e Kombeve të Bashkuara, që sigurisht është e domosdoshme duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballet njerëzimi sot. Çfarë institucioni është OKB-ja, si është bërë, në çfarë kushtesh dhe me çfarë, mund të them, themele kyçe, pas Luftës së Dytë Botërore, tha Jeremiqi në një deklaratë për MIA-n.

Sipas tij, ishte e domosdoshme që dokumenti të arrinte konsensus. "Pa konsensus të vërtetë, nuk mund të flitet për përpjekje të përbashkëta për të ardhmen. Vvetë Pakti për të ardhmen nuk arriti konsensus. Tani nuk hyj, pse, si, kush ka votuar kështu, kush ka votuar ashtu, nuk ka pasur konsensus. Kjo do të thotë se nuk ka marrëveshje në OKB se cila rrugë duhet të çohet përpara", tha Jeremiqi.

Vetë fillimi i Samitit, theksoi ai, ishte tregues indikativ dhe i qartë i krizës në të cilën ndodhet sot multilateralizmi.

Si mënyrë për të dalë nga e gjithë kjo, ai thotë se në fillim, duhet të formohet një bashkësi si bashkësi ndërkombëtare kolektive në mënyrë që të sjellë paqe, jo vetëm në luftërat më të mbuluara mediatike në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, por edhe në vende të tjera.

"Pa vendosur paqen, nuk ka parakushte për të diskutuar seriozisht Paktin për të ardhmen, për atë se si do ta ndryshojmë OKB-në, për TI-në ose hapësirën kibernetike, për të arritur disa marrëveshje mbi rregullativën. Pa paqe, nuk ka parakushte për besim, ndërsa pa besim nuk ka arritje të marrëveshjes në tryezë dipolomatike", shprehet Jeremiqi.

Në intervistën për MIA-n, ndarjet dhe krizën në multilateralizëm u e komenti edhe Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila është gjithashtu profesoreshë e së drejtës kushtetuese. Ajo potencoi se OKB-ja duhet të përballet me nevojën për reforma të plota, institucionale, funksionale, respektiviisht në procesin e vendimmarrjes, por mbi të gjitha në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të OKB-së në marrjen e vendimeve kyçe. Ndryshimet dekorative, shprehet Presidentja, nuk do të zgjasin jetën e OKB-së.

"Është shumë herët për vlerësim përfundimtar, por ndarjet e thella midis kombeve brenda Asamblesë së Përgjithshme janë të dukshme, dhe ato pasqyrojnë vetëm ndarjen e vërtetë që ekziston sot në botë. Sot, si Asambleja e Përgjithshme ashtu edhe bota po përballen me katarzë. Ky është momenti ose thirrja e fundit para festimit të 80-vjetorit të OKB-së. Pse po e them këtë? Sepse OKB-ja në 45 vjet është shfaqur si një rojekt themelor paqeje dhe një projekt anti-kolonial, dhe sot po përballemi me luftë. Është ngjashëm edhe me Bashkimin Evropian, i cili si Bashkësi evropiane u krijua si projekt paqeje. Të dyja organizatat duhej të garantonin paqen e përjetshme, paqen e Kantit. Kombet e Bashkuara madje morën Çmimin Nobel për Paqe. Pra, qëllimi kryesor nuk u përmbush", tha Siljanovska Davkova.

Kreu i shtetit konsideron se ajo që thelloi ndarjen ishte çështja kryesore – qëndrimi ndaj luftërave.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

FOTO: MIA/Arkivi/KB

QËNDRONI TË LIDHUR