Neto paga për muajin qershor është 45.468 denarë
- Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit qershor të vitit 2025, është 45.468 denarë dhe është më e lartë për 8,4 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).
- Post By Qefsere Abduli
- 13:28, 22 gusht, 2025
Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) - Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit qershor të vitit 2025, është 45.468 denarë dhe është më e lartë për 8,4 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi për 14.7 për qind, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 12.7 për qind dhe Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 12.2 për qind.
Zvogëlimi i pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit për 7.5 për qind, Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave për 4.3 për qind dhe Transporti dhe magazinimi për 2.1 për qind.
Në qershor të këtij viti paga mesatare mujore bruto-neto është 68.340 denarë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s