• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu në bisedë me Trampin: Do të sjellim vendime në interesin tonë kombëtar

Netanjahu në bisedë me Trampin: Do të sjellim vendime në interesin tonë kombëtar

Tel Aviv, 21 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka biseduar me ish presidentin amerikan Donald Tramp, njoftoi dje kabineti i kryeministrit. 

"Kryeministri Netanjahu e ka përsëritur atë që tashmë e ka thënë publikisht. Izraeli i merr parasysh çështjet e ngritura nga administrata amerikane, por në fund do të sjellë vendime në bazë të interesave të saj kombëtare", njoftuan nga zyra. 

Tramp, kandidat presidencial republikan, më vonë u tha gazetarëve në Filadelfia se ka pasur "shumë bisedë të mirë" me Netanjahun të shtunën. 

Ai theksoi se lideri izraelit e ka pyetur për atë se çfarë të bëjë në lidhje me Iranin.

"Ai më pyeti çfarë mendoj. Dhe unë vetëm thashë, bëje atë që duhet", tha Trampi. 

Izraeli po e rishqyrton përgjigjen e saj ushtarake të sulmeve të fundit me raketa iraniane. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR