• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nesër vazhdon debati i komisionit për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik

Nesër vazhdon debati i komisionit për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje evropiane sot pasdite vazhdoi debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik – i dyti nga pesë ligjet në të cilët duhet të intervenohet në përputhje me marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e akseve të korridoreve 8 dhe 10d, pasi që të premten e shteroi debatin për ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës. Nënkryetarja e Komisionit për çështje evropiane Arta Bilalli-Zendeli e ndërpreu seancën dhe njoftoi se vazhdimi i seancës së njëjtë do të mbahet nesër në orën 11 e 30.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se Qeveria nuk i ka dëgjuar as vërejtjet e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Autorizuar, të cilët, siç theksuan, tregojnë se proceset për planifikimin urbanistik, projektimin, përtëritjen dhe ndërtimin duhet të përshpejtohen, por megjithatë mbeten në qëndrimin se një pjesë e proceseve të përcaktuara nuk duhet të anashkalohen. Ata bënë të ditur se qeveria sjell ndryshime në ligjin "nën vellon e një flamuri evropian", në mënyrë që, siç thanë, "të realizojnë krimin në mënyrë të dhunshme, e kjo është në dëm të procesit të fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian". Derisa, nga ana tjetër, për deputetët nga pushteti, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për ndërtim urbanistik në asnjë rast nuk shkojnë për të anashkaluar procedurën dhe nuk shkelin rregullativën ekzistuese që është dhe mbi të cilën mbështetet planifikimi urbanistik në këtë shtet.

Ollga Llozanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së, theksoi se Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar shqyrtoi materialet e publikuara në faqen e internetit të Kuvendit për seancën numër 112 lidhur me pakon e propozimeve për ndryshime legjislative, veçanërisht propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim, me procedurë të shkurtër dhe tregojnë se proceset për planifikim urbanistik, projektim, përtëritje dhe ndërtim duhet të përshpejtohen, por megjithatë mbajnë qëndrimin se një pjesë e proceseve të përcaktuara nuk duhet të anashkalohen. Siç theksoi Llozanovska, me një pjesë të propozim zgjidhjeve të ligjore përmes shkurtimit të procedurave, ato bëhen jotransparente, ndërsa me shtrembërimin e procedurave cenohet qasja profesionale në pjesën inxhinierike të objekteve me implikimet e papëlqyeshme negative nga çdo aspekt.

"Objektet me interes strategjik, sidomos ndërtimet infrastrukturore të rangut të një investimi të tillë të lartë prej qindra kilometrash me korridore të gjera, autostrada me të gjitha korsitë e rrugës duhet të kalojnë të gjitha mekanizmat e kontrollit nga inxhinieria profesionale dhe filtrat institucionalë edhe më seriozisht se të gjitha llojet tjera të objekteve. Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar në veçanti këmbëngulin në shkurtimin e afateve për procedurën, por nuk duhet të shkurtohen procedurat, duke mos devijuar nga elementët ekzistues të aplikimit, duke mbrojtur kështu interesin publik, duke minimizuar dëmin dhe duke parandaluar pasojat e paparashikueshme të një sulmi të mundshëm ndaj të mirës publike.

Me këto ligje, ju po shkatërroni legjislacionin kombëtar. Ne tashmë jemi dëshmitar se paratë janë transferuar nga thesari përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrisë së Ekologjisë dhe NP për rrugë shtetërore prej 120 milionë euro, ato janë paratë e qytetarëve,  te kompania kontraktuese. A mund të më thoni nëse keni ndërtuar ndonjë gjë? Nuk keni ndërtuar asgjë. Asnjë gozhdë nuk është gozhduar, e shteti  tashmë po paguan dënime. Po, ne jemi që të ndërtohet, por ama jo të vidhet", tha Llozanovska.

"Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik do të thotë se ndryshimet që propozohen dhe plotësimet në asnjë mënyrë nuk shkojnë për të anashkaluar procedurën, por kjo nuk do të thotë se rregullativa ekzistuese që është dhe mbi të cilën mbështetet planifikimi urban në këtë shtet, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për projekt strategjik, projekt me interes strategjik, ose çfarëdo projekti  tjetër, nuk është shkelur", theksoi Snezhana Kalevska Vançeva, deputete e LSDM-së në replikën ndaj deputetes Llozanovska.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR